Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ymeri për rritjen e çmimit të ujit: Kompanitë publike janë shndërruar në strofullëk të krimit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/01/2026
in Lajme
0
Ymeri për rritjen e çmimit të ujit: Kompanitë publike janë shndërruar në strofullëk të krimit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janina Ymeri ka reaguar ndaj rritjes së faturave të ujit, duke e cilësuar atë si pasojë të keqmenaxhimit dhe humbjeve të mëdha në kompanitë publike të ujësjellësit.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri i është referuar raportit vjetor 2024 të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni”, ku sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë prodhuar mbi 8.4 milionë metra kub ujë, ndërsa janë faturuar vetëm rreth 4.5 milionë metra kub.

Sipas saj, kjo tregon se gati gjysma e ujit të prodhuar humbet dhe nuk faturohet. Ajo thekson se raporti tregon gjithashtu se humbjet e ujit gjatë vitit 2024 kanë qenë 46.40 për qind, pothuajse të njëjta me vitin 2023, kur ato ishin 46.23 për qind.

Ajo shkruan:

Sa për rritjen e faturave të ujit vetëm shihni këtë shkrim nga kompania rajonale e ujësjellësit Bifurkacioni:

“Gjatë vitit 2024 ka pasur një prodhim të ujit prej 8,477,880.50 m³, ne të trija njesitë operative, ndërsa

faturimi kap vlerën prej 4,543,627.99 m³.”

Pra dallimi është gati përgjysëm uji i prodhuar – uji i faturuar.

Vazhdon “Humbjet e ujit gjate vitit 2024 kane pasur nje trend te njejt krahasuar me vitin 2023 ku nga 46.23 % tani jane 46.40 %.. “

Faqe 24, raporti vjetor 2024.

Me arsyetime se faturat i ka lirë vetëm Kosova, nuk vlen as per energji elektrike as per ujë.

Arsyeja e parë është se kompanite publike janë shëndrru në strofullëk të keqmenaxhimit e krimit ekonomik dhe shpenzimet për këto dukuri po na faturohen neve.

Related

Previous Post

Zëri i mijëra shqiptarëve u dëgjua në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg e Shkup më 2025, bashkë për lirimin e krerëve të UÇK-së

Next Post

Trump: Arrestimi i Maduronit ishte si një shfaqje televizive, askush tjetër s’mund ta bëjë këtë

Next Post
Trump: Arrestimi i Maduronit ishte si një shfaqje televizive, askush tjetër s’mund ta bëjë këtë

Trump: Arrestimi i Maduronit ishte si një shfaqje televizive, askush tjetër s’mund ta bëjë këtë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.