Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Paradokse cinike t’ni shoqnie t’lodhun

Ismail Tasholli

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/01/2026
in Lajme
0
Paradokse cinike t’ni shoqnie t’lodhun
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jo veç, po ni shoqni e zbehtë intelektualisht, e rritun mrena ni shkretine kulturore e politike, zakonisht krijon raporte t’zhdrejta me veten edhe me realitetet.

E obsesionume me politikë, e instrumentalizume prej politikës, ka prodhu Homo Elektoralin, njerin që botën, dijen edhe shkencën i validon veç prej perspektivës së nevojave partiake n’zgjedhje.

Qikaq kuaj fuqi kena si shoqni, s’ngrehim ma shumë. Gjithçka 1 euro.

Kjo gjendje e prodhon edhe asimetrinë e miteve në ndërtimin e fabulave t’përditshme politike, ni paradoks cinik që u shërben budallve e pushtetit njekohësisht.

Janë dy tregime të së njejtës nevojë politike që e nxjerrin paradoksin krejt cullak, tregimi për UÇK-në edhe tregimi për diasporën.

Për UÇK-në ‘thuhet’ mos na lodhni me luftën se ata e kishin obligim. Këtu gjaku relativizohet, sakrifica shndërrohet në detyrë, e shpesh edhe në barrë morale që duhet m’u mshef e me u heshtë. Ndërsa për diasporën thuhet mos i ‘ngucni’ se ata kanë dhanë pare për Kosovën…

Parja çohet në nivel virtyti moral absolut, thu ti dhurimi financiar i mbyll krejt pyetjet tjera politike, etike e historike.

Kjo krijon ni ‘shpërndarje’ të padrejtë të moralit. Ata që kanë luftu paskan pasë obligim, prandaj s’kanë të drejtë narrative. Ata që kanë dhanë pare ‘paskan mospasë’ obligim, prandaj e fitojnë ni kredi morale të përhershme.

Këtu del pyetja thelbësore, kush e ka vendosë që obligimi ndahet kështu, gjaku për njanën palë e parja për tjetrën…

Miti i ‘masluftës’ i ka radhit ‘rolet ndryshe’, jo rastësisht, po sepse i ka shërby pushteteve. Lufta osht dashtë m’u neutralizu, që mos m’u kthy në kërkesë për ‘llogari e drejtësi’. Diaspora osht dashtë m’u idealizu, sepse osht burim kapitali, legjitimiteti e votash… Kështu gjaku trajtohet si borxh i krym, ndërsa parja si kredi që s’shlyhet kurrë.

Asnjë shoqni serioze nuk e ndërton etikën e vet t’u ua ‘mbyllë gojën’ atyne që kanë dhanë jetën, e t’u ua shenjtënu fjalën atyne që kanë dhanë pare.

Rrjedhimisht ky përçudnim shfaqet edhe te votimi i fundit i diasporës, ku dallimi kryesor osht asimetria e pasojave.

Diaspora nuk i jeton pasojat e përditshme të vendimeve politike, nuk përballet me shëndetësinë, arsimin, papunësinë, energjinë e korrupsionin, nuk e bart rrezikun direkt të keqqeverisjes dhe shpesh voton mbi narrativa simbolike, identitet, rezistencë, figura, jo mbi performancë konkrete…

Ndërsa qytetari brenda i jeton çdo ditë vendimet e qeverisë, s’ka exit option, s’ka ‘largësi mbrojtëse’…

Këtu lind ndjenja e mbivendosjes së vullnetit prej jashtë mbi jetën e mbrendshme, ndjenja që s’osht as urrejtje as xhelozi, po reagim ndaj ni padrejtësie strukturore që politika e ka normalizu për hesape të veta elektorale.

Diasporë, jeni të instrumentalizum dej n’asht, sidomos prej këtij pushteti, pa asni marifet.

Gëzuar Viti i Ri!

Related

Previous Post

Vendet e rajonit mbështesin SHBA-në pas veprimeve kundër Venezuelës

Next Post

Trump ndjeku live operacionin amerikan kundër Maduros

Next Post
Trump ndjeku live operacionin amerikan kundër Maduros

Trump ndjeku live operacionin amerikan kundër Maduros

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.