Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndjekur në kohë reale operacionin amerikan në Venezuelë kundër presidentit Nicolás Maduro.
Fotot e publikuara në rrjetin social Truth Social tregojnë Trumpin dhe zyrtarë të lartë të sigurisë amerikane duke monitoruar çdo hap të misionit, i cili synonte neutralizimin e forcave venezuelase dhe kapjen e Maduros dhe bashkëshortes së tij.
Trump e ka cilësuar operacionin si “të jashtëzakonshëm”, duke theksuar se kapacitetet ushtarake të Venezuelës u bënë të pafuqishme gjatë ekzekutimit të misionit.
Pamjet ofrojnë një rrëfim të drejtpërdrejtë nga qendra e komandës amerikane, duke shfaqur mënyrën se si u zhvillua operacioni “live”, sipas deklarimeve të Trump.
Ngjarja pritet të ketë ndikim të madh në situatën politike dhe të sigurisë në Venezuelë dhe Amerikën Latine./Qendra.INFO

