Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Serwer: Do të ketë presion nga SHBA e BE ndaj qeverisë së re në Kosovë për Ohrin e Asociacionin

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/01/2026
in Lajme
0
Serwer: Do të ketë presion nga SHBA e BE ndaj qeverisë së re në Kosovë për Ohrin e Asociacionin
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori amerikan, Daniel Serwer, në një intervistë ka folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për atë se çka pritet të ndodhë në raport me proceset ku është e përfshirë Kosova dhe me raportet me aleatët. 

Besnik Velija

Serwer ka thënë se rezultati i 28 dhjetorit ka qenë një votë e fortë në favor të Kurtit, megjithatë sipas Serwer mbetet e paqartë shumica me të cilën Kurti do ta bëjë qeverinë e re.

Sa i përket zhbllokimit të Dialogut, pas një ngecjeje të gjatë, Serwer ka thënë se shpreson që qeveria e re të jetë e hapur për hapa pozitivë në Dialog.

“Megjithatë, duhen dy për tango. Nuk mendoj që Vuçiq dëshiron të angazhohet në mënyrë serioze”, shprehet profesori amerikan.

Serwer ka thënë se shpreson që Kurti të jetë më i hapur në raport me normalizimin e raporteve me Serbinë, por dyshon që Serbia do ta bëjë të njejtën.

Sa i përket Marrëveshjes së Ohrit dhe Asociacionit, profesori amerikan ka thënë se pret që të ketë presion nga SHBA dhe BE drejt Kosovës për të pasur progres.

“Parashikoj presion nga Uashingtoni dhe Brukseli, por jam duke pritur certifikimin përpara se të spekuloj se kush do të përbëjë qeverinë e re”, ka deklaruar Serwer.

Profesori amerikan thotë se këshilla e tij për secilin kryeministër të Kosovës është që të jenë të hapur ndaj Dialogut dhe rigoroz në implementimin e obligimeve.

“Qëllimi duhet të jetë të sigurohet që Beogradi të marrë përgjegjësinë për ngurrimin e vet për të zbatuar marrëveshjet e arritura tashmë”, shprehet ai.

Sa i përket Dialogut Strategjik që është pezulluar, Serwer ka thënë se SHBA dhe Kosova duhe të riangazhohen për të sapo të krijohet një qeveri e re në Kosovë. /GazetaExpress/

Related

Previous Post

Trump paralajmëron zgjerim ndërhyrjesh: “E gjithë hemisfera është në lojë” pas operacionit në Venezuelë

Next Post

Boshti Ruso-Venezuelian: Aleancë Asimetrike, Petrodiplomaci dhe Projekti i Fuqisë Ruse në Amerikën Latine

Next Post
Boshti Ruso-Venezuelian: Aleancë Asimetrike, Petrodiplomaci dhe Projekti i Fuqisë Ruse në Amerikën Latine

Boshti Ruso-Venezuelian: Aleancë Asimetrike, Petrodiplomaci dhe Projekti i Fuqisë Ruse në Amerikën Latine

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.