Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vuçiç pas mledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Brenda një viti e gjysmë do t’i dyfishojmë kapacitetet ushtarake të Serbisë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/01/2026
in Lajme
0
Vuçiç pas mledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Brenda një viti e gjysmë do t’i dyfishojmë kapacitetet ushtarake të Serbisë
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia synon që brenda një viti e gjysmë të dyfishojë kapacitetet e saj ushtarake, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporton Qendra Info, duke u bazuar në N1 Beograd.

Vuçiç bëri të ditur se në mbledhje janë trajtuar tri tema kryesore: siguria ushtarake dhe politike rajonale me theks në zhvillimet në Evropë dhe botë, siguria energjetike e Serbisë, si dhe aksioni amerikan në territorin e Venezuelës.

Sipas tij, rendi i vjetër botëror është duke u shembur dhe e drejta ndërkombëtare, siç u shpreh ai, “ekziston vetëm në letër”. Vuçiç deklaroi se pas zhvillimeve të fundit në Venezuelë është bërë e qartë se parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara nuk funksionojnë më në praktikë.

Presidenti serb shprehu shqetësim të veçantë për, siç tha ai, armatimin e vazhdueshëm të Prishtinës, duke pretenduar se ky proces është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai theksoi se një kërcënim serioz për sigurinë e Serbisë përbën edhe bashkëpunimi ushtarak mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.

“Ne tashmë po përgatitemi për mbrojtje ndaj atyre që hapur kërcënojnë vendin tonë. Do të forcojmë njësitë speciale dhe brenda një viti e gjysmë do t’i dyfishojmë kapacitetet tona ushtarake”, deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia duhet të mbështetet vetëm te vetja, duke theksuar se në rast të një konflikti rajonal, ndihma nga jashtë do të mungonte. “Jam i sigurt se do ta ruajmë paqen, por paqen do ta ruajmë me forcë”, u shpreh ai.

Vuçiç theksoi se aktualisht nuk ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Serbisë, por paralajmëroi se situata mund të ndryshojë brenda disa muajsh ose një viti.

Duke folur për zhvillimet globale, ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara po synojnë dominim të plotë në fushën e energjisë, duke përmendur krijimin e një agjencie të posaçme pranë Shtëpisë së Bardhë për këtë qëllim. Sipas Vuçiçit, SHBA do të përpiqen të dobësojnë ndikimin e Kinës dhe Rusisë edhe në Ballkan.

Në fund, Vuçiç reagoi edhe ndaj kritikave se nuk guxon të lëvizë lirshëm në qytetet e Serbisë, duke ironizuar akuzat dhe duke thënë se ka shëtitur hapur në Nish, madje edhe në transmetim të drejtpërdrejtë./ Qendra Info.

Related

Previous Post

Një nga të rralë që ia njohu fitoren Maduros, : Si ia uroi Vuçiç fitoren në zgjedhje.

Next Post

Debutanti i ri i LDK-së hyn fuqishëm në Kuvend dhe rrëmben ulësen e deputetit.

Next Post
Debutanti i ri i LDK-së hyn fuqishëm në Kuvend dhe rrëmben ulësen e deputetit.

Debutanti i ri i LDK-së hyn fuqishëm në Kuvend dhe rrëmben ulësen e deputetit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.