Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka arritur të sigurojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës, edhe pse ishte hera e parë që garonte në zgjedhje nacionale.
Sipas rezultateve të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me 95% të votave të numëruara, Sadiku ka grumbulluar 16,960 vota, duke u renditur i 13-ti në listën e LDK-së. Kjo e vendos atë praktikisht jashtë rrezikut dhe e konfirmon fitues brenda 15 mandateve që i takojn Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Sadiku ka fituar epërsi ndaj kandidatëve të tjerë në garë dhe renditja e tij tregon besimin e madh të elektoratit në figurën e re. Mandati i tij shihet si një sukses i jashtëzakonshëm, duke marrë parasysh se është debutues në zgjedhjet parlamentare.
Lidhja Demokratike e Kosovës, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, do të ketë 15 ulëse në Kuvend, dhe Ermal Sadiku është bërë një nga figurat e reja që do të përfaqësojnë partinë në legjislaturën e ardhshme./Qendra.INFO

