Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: LDK u pa si “bllokuese” pas 9 shkurtit, votuesit iu larguan

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/01/2026
in Lajme
0
Kurti: LDK u pa si “bllokuese” pas 9 shkurtit, votuesit iu larguan
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar performancën e dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke thënë se udhëheqja e kësaj partie u perceptua nga qytetarët si bllokuese e bashkëpunimeve politike.

Në një intervistë për KosovaPress, Kurti ka vlerësuar se refuzimi për komunikim dhe bashkëpunim pas 9 shkurtit nuk ka qenë qasje racionale, sidomos në rrethanat kur në skenën politike kishte një subjekt të tretë dhe dallimet me subjektin e parë dhe të dytë ishin të theksuara.

Ai ka shtuar se, sipas tij, në atë situatë politike nuk ka pasur alternativë tjetër të qartë për të ecur përpara, çka – siç është shprehur – mund të ketë ndikuar në zhvendosjen e një pjese të elektoratit të LDK-së.

“Përshtypja ime është që, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, udhëheqja e LDK-së u pa nga qytetarët e Republikës si bllokuese e çfarëdo bashkëpunimi. Në kushtet kur del subjekti i tretë, dhe me një dallim të madh prej të parit e jo të vogël edhe prej të dytit, të mos dëshirosh as të komunikosh, as të takohesh, as të bashkëpunosh, nuk mendoj që ka qenë racionale. Në anën tjetër, nuk ka pasur asnjë lloj alternative se si të ecet përpara. Në këtë kuptim, ka mundësi që një numër i konsiderueshëm i votuesve të LDK-së që kanë dashur ta shohin koalicionin me Vetëvendosjen në legjislaturën e kaluar, janë larguar prej mbështetjes së LDK-së”, tha Kurti.

Related

Previous Post

Angelina Jolie viziton kufirin në Rafah, bisedon me palestinezët

Next Post

“U refuzova unë, u refuzua Glauku”; “janë larguar prej LDK-së” – Kurti ‘shfryn’ në intervistë pas fitores

Next Post
“U refuzova unë, u refuzua Glauku”; “janë larguar prej LDK-së” – Kurti ‘shfryn’ në intervistë pas fitores

“U refuzova unë, u refuzua Glauku”; “janë larguar prej LDK-së” – Kurti ‘shfryn’ në intervistë pas fitores

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.