Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ndërron jetë Eva Schloss, e mbijetuar e Aushvicit e afërmja e Ana Frank

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/01/2026
in Lajme
0
Ndërron jetë Eva Schloss, e mbijetuar e Aushvicit  e afërmja e Ana Frank
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eva Schloss, e mbijetuar e kampit famëkeq të përqendrimit Aushvic dhe e afërmja e Ana Frank, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar mediat britanike, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe organizata ndërkombëtare i kanë bërë homazhe figurës së saj frymëzuese.

Mbreti Charles III ka shprehur ngushëllimet e tij përmes një mesazhi publik, duke theksuar se ai dhe bashkëshortja e tij, Mbretëresha Camilla, janë thellësisht të pikëlluar nga vdekja e Eva Schloss. Ai vlerësoi jetën dhe angazhimin e saj të palodhur për të luftuar urrejtjen, paragjykimin dhe për të promovuar mirëkuptimin, guximin dhe tolerancën përmes punës në Fondacionin “Ana Frank” në Mbretërinë e Bashkuar.

Eva Schloss ishte bashkëthemeluese dhe presidente nderi e këtij fondacioni, i cili ka luajtur një rol kyç në edukimin e brezave për Holokaustin dhe në ruajtjen e kujtesës historike. Familja e saj ishte dëbuar nga Austria në vitet ’40 dhe kishte jetuar si refugjate në Holandë, para se të arrestoheshin nga nazistët dhe të dërgoheshin në Aushvic.

Ajo u çlirua nga ushtria sovjetike në janar të vitit 1945, në gjendje tejet të rëndë shëndetësore, së bashku me nënën e saj, ndërsa babai dhe vëllai i saj humbën jetën në kamp. Pas luftës, nëna e saj u martua me Otto Frankun, babain e Ana Frank, e cila u bë simbol botëror i vuajtjeve të hebrenjve gjatë Holokaustit përmes ditarit të saj të famshëm.

Gjatë më shumë se katër dekadave, Eva Schloss ia kushtoi jetën e saj parandalimit të përsëritjes së historisë, duke udhëtuar nëpër botë dhe duke folur veçanërisht me të rinjtë për rreziqet e racizmit dhe urrejtjes. Ajo theksonte vazhdimisht se çdo person që bindet të mos jetë racist përbën një fitore për shoqërinë.

Eva Schloss jetoi në Londër që nga viti 1951, ku studioi fotografinë, krijoi familje dhe u bë shtetase britanike. Bashkëshorti i saj ndërroi jetë në vitin 2016, ndërsa pas saj ajo lë vajza, nipër e mbesa.

Vdekja e saj shënon humbjen e një dëshmitareje të drejtpërdrejtë të një prej kapitujve më të errët të historisë njerëzore, por trashëgimia e saj do të vazhdojë përmes mesazhit të paqes, tolerancës dhe kujtesës historike që ajo la pas./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Weber: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit më e dëmshme edhe se episodi i shkëmbimit të territoreve

Next Post

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Next Post
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.