Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të diel në Durrës. Një 65-vjeçar ka humbur jetën në ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 4 në rrugën paralel me rrugën e portit.
Në një lidhje direkte me Klan News, gazetarja Enkeleda Arapi bën me dije se këmbësori po kalonte rrugën kur u përplas nga automjeti që udhëtonte nga Ura e Dajlanit drejt Durrësit.
Si pasojë e goditjes së fortë, këmbësori ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur.
Ai rezulton se nuk është banor i lagjes, por i sektorit “Rinia.”
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Drejtuesi i automjetit nuk po lëvizte me shpejtësi, por ka qenë një kalim i befasishëm i këmbësorit që ka shkaktuar aksidentin fatal.

