Duda Balje ka konfirmuar se ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Në një përgjigje për Indeksonline, Balje ka bërë të ditur se bazuar në rezultatet aktuale, mandati i saj tashmë është i garantuar.
“Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht, kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit,” ka deklaruar Balje.
E pyetur nëse do ta votojë formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti, Balje është shprehur se është ende herët për një qëndrim përfundimtar.
“Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione,” ka theksuar ajo.
Sipas rezultateve preliminare, subjekti politik i Duda Baljes ka arritur të sigurojë gjithsej 2,427 vota në këto zgjedhje./Qendra.INFO

