Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gazeta zvicerane zbulon takimet e fshehta të Bislimit me Gjuriqin në Solothurn: Vite të tëra s’u mor vesh asgjë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
06/01/2026
in Lajme
0
Gazeta zvicerane zbulon takimet e fshehta të Bislimit me Gjuriqin në Solothurn: Vite të tëra s’u mor vesh asgjë
0
SHARES
59
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta zvicerane  “Neue Zurcher Zeitung” – NZZ, ka publikuar sot një artikull në të cilin zbulohet se shteti Zviceran ka organizuar takime joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Siç shkruan gazeta zvicerane, në këto takime ka marrë pjesë zv.kryeministri dhe kreu i ekipit negociator, Besnik Bislimi, dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq.

NZZ raporton se për vite me radhë nuk është zbuluar asgjë rreth këtyre bisedimeve joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndonëse ka pasur disa raportime nga vetë NZZ në vitin 2022 për takime politikanësh në qytetin e Solothurn në Zvicër. Edhe gazeta “Blick” ka raportuar në nëntor 2025 gjithashtu.

“Megjithatë, deri më tani nuk dihej publikisht në Zvicër se ministrat nga të dyja palët merrnin pjesë rregullisht. Sipas disa burimeve, midis tyre ishin zv.kryeministri kosovar Besnik Bislimi, i cili është përgjegjës për negociatat me Beogradin, dhe Ministri i Jashtëm serb dhe ish-ambasadori në SHBA, Marko Gjuriq”, raporton NZZ, transmeton Gazeta Express.

Se këto takime janë organizuar, e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës.  Roland Salvisberg nga MPJ e Zvicrës ka treguar se këto takime organizohen dy tre herë në vit.

“Dialogu që nga fillimi ka pasur për qëllim lehtësimin e shkëmbimeve midis figurave kryesore nga të gjitha partitë kryesore serbe dhe kosovare”, thotë Roland Salvisberg, kreu i seksionit përgjegjës në Divizionin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut të FDFA-së.

Ai ka sqaruar se në këto takime, secila palë vendos në mënyrë të pavarur se kë të dërgojë.

Në këto takime joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë ka marrë pjesë edhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Nga MPJ e Zvicrës kanë thënë se këto janë negociata plotësuese të atyre që drejtohen nga Bashkimi Evropian./GazetaEkspres.

Related

Previous Post

Nga zero në miliona: Evolucioni i pasurisë së Vjosa Osmanit dhe Prindon Sadriut në 14 vjet

Next Post

Këshilltari i Bislimit e pranon që Zvicra organizon takime mes politikanëve- A u takuan fshehurazi me Gjuriqin?

Next Post
Këshilltari i Bislimit e pranon që Zvicra organizon takime mes politikanëve- A u takuan fshehurazi me Gjuriqin?

Këshilltari i Bislimit e pranon që Zvicra organizon takime mes politikanëve- A u takuan fshehurazi me Gjuriqin?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.