Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Një tjetër sukses i Ministrisë së Mbrojtjes: Kosova pranon sistemet anti-tank OMTAS

Enesa Veseli by Enesa Veseli
06/01/2026
in Lajme
0
Një tjetër sukses i Ministrisë së Mbrojtjes: Kosova pranon sistemet anti-tank OMTAS
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë — Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk të armatimit Roketsan.

Sipas Maqedoncit, këto sisteme janë pjesë e kontratës së nënshkruar në dhjetor të vitit 2023 dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe objektiva të fortifikuara ushtarake.

“Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”, ka theksuar Maqedonci në njoftimin e tij.

Ministria e Mbrojtjes vlerëson se kjo dërgesë është në funksion të modernizimit të vazhdueshëm të FSK-së dhe përmbushjes së standardeve bashkëkohore të mbrojtjes./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Artan Abrashi: Problemi nuk është NZZ, por deformimi i raportimit nga portalet në Kosovë

Next Post

Trump rrit tensionet për Groenlandën, Evropa mes frikës për NATO-n dhe presionit për Ukrainën

Next Post
Trump rrit tensionet për Groenlandën, Evropa mes frikës për NATO-n dhe presionit për Ukrainën

Trump rrit tensionet për Groenlandën, Evropa mes frikës për NATO-n dhe presionit për Ukrainën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.