Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Faton Peci: Partia Guxo do t’i udhëheqë dy ministri në qeverinë “Kurti 3”, Donika Gërvalla ministre e Drejtësisë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
06/01/2026
in Category
0
Faton Peci: Partia Guxo do t’i udhëheqë dy ministri në qeverinë “Kurti 3”, Donika Gërvalla ministre e Drejtësisë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë — Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh kryetar i partisë Guxo, Faton Peci, ka deklaruar se kjo parti do të udhëheqë dy ministri në qeverinë e ardhshme “Kurti 3”.

Peci ka bërë të ditur se Donika Gërvalla do të jetë Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë, duke theksuar se emri i saj është i pakontestueshëm në përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Ai shtoi se, përveç Ministrisë së Drejtësisë, Guxo pritet të marrë edhe një ministri tjetër, megjithëse ende nuk është vendosur se cila do të jetë ajo.

“Ne e kemi njëfarë dakordimi në parim. Në prezentimin e kabinetit të ri, Kurti 3, emër i pakontestueshëm është Donika Gërvalla si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë. Minimalisht do ta kemi edhe një ministri tjetër”, u shpreh Peci.

Ai rikujtoi se Gërvalla ishte e paraparë për këtë pozitë edhe në dy qeveritë e mëhershme që nuk arritën të votoheshin në Kuvend, me mandatarë Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

Kryetari i Guxo bëri të ditur po ashtu se kjo parti do t’i ketë tetë deputetë në përbërjen e re parlamentare. Duke u kthyer në zhvillimet e vitit 2021, Peci tha se atëkohë nga kampi i Lëvizjes Vetëvendosje nuk kishte gatishmëri që Guxo t’i udhëhiqte dy ministri.

“Arsyeja pse më 2021 Guxo e ka marrë ministrinë e dytë, ka qenë emri im. Ka pasur pakënaqësi nga një eksponent i VV-së që në moment të fundit nuk u bë ministër, gjë që e kam kuptuar pas rreth dy vitesh. Por unë s’kam qenë as fajtor e as shkaktar i kësaj”, deklaroi Peci në një intervistë për Klan Kosova.

Related

Previous Post

Trump rrit tensionet për Groenlandën, Evropa mes frikës për NATO-n dhe presionit për Ukrainën

Next Post

Enver Hasani thotë se Kurti fitoi duke i përdorur paratë e shtetit: Me 400 milionë i kisha fitu zgjedhjet në Shqipëri e Maqedoni

Next Post
Enver Hasani thotë se Kurti fitoi duke i përdorur paratë e shtetit: Me 400 milionë i kisha fitu zgjedhjet në Shqipëri e Maqedoni

Enver Hasani thotë se Kurti fitoi duke i përdorur paratë e shtetit: Me 400 milionë i kisha fitu zgjedhjet në Shqipëri e Maqedoni

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.