Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Skandal në Maqedonin e Veriut: Ministri i Brendshëm bëhet “prift”, spërkat veturat policore me ujë të kishës

Gjest i ministrit Panço Toshkovski ngjall reagime të ashpra për shkelje të Kushtetutës dhe ndarjes së fesë nga shteti

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
07/01/2026
in Lajme
0
Skandal në Maqedonin e Veriut: Ministri i Brendshëm bëhet “prift”, spërkat veturat policore me ujë të kishës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedonin e Veriut, Panço Toshkovski, është përfshirë në një skandal publik pasi gjatë prezantimit të veturave të reja policore ka kryer një ritual fetar, duke i spërkatur ato me ujë të kishës.

Ky veprim është cilësuar nga qytetarët dhe njohësit e çështjeve juridike si keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, e cila përcakton qartë se institucionet shtetërore janë laike dhe të ndara nga institucionet fetare, ndërsa përdorimi i simboleve apo ritualeve fetare në kuadër të funksioneve shtetërore është rreptësisht i ndaluar.

Pamjet nga ceremonia janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke nxitur revoltë të madhe publike dhe reagime të ashpra ndaj veprimit të ministrit, i cili sipas kritikëve “ka marrë rolin e priftit” në një ngjarje zyrtare shtetërore.

Sipas burimeve të qendra.info, rasti tashmë ka nisur të hetohet nga organet kompetente të brendshme, për të verifikuar nëse janë shkelur ligjet dhe procedurat shtetërore, si dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e ministrit në këtë rast të cilësuar si skandaloz.

Deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë një sqarim zyrtar lidhur me veprimin e ministrit Toshkovski./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Rashiq: Jam i gatshëm të jem nënkryetar i Kuvendit

Next Post

Gjashtë të vdekur nga moti i keq në Evropë

Next Post
Gjashtë të vdekur nga moti i keq në Evropë

Gjashtë të vdekur nga moti i keq në Evropë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.