Një aksion i gjerë i Krimeve Ekonomike është duke u zhvilluar, ku në fokus të hetimeve është Shoqata e Sigurimeve, e dyshuar për veprime të kundërligjshme në funksionimin dhe menaxhimin e saj.
Burime të sigurta bëjnë me dije se target kryesor i këtij aksioni është Sami Mazreku, ndaj të cilit janë zhvilluar veprime intensive hetimore.
Aksioni po zhvillohet me urdhër të Prokurorisë kompetente, ndërsa në terren janë angazhuar njësi të specializuara të policisë për bastisje, sigurim dokumentacioni dhe intervistime të personave të dyshuar.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo të konfirmohen zyrtarisht.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

