Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

U kapën në foto me zyrtarë serbë bashkë me Fitore Pacollin, Mimoza thotë ‘mbrojtëm qeverinë’

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
08/01/2026
in Lajme
0
U kapën në foto me zyrtarë serbë bashkë me Fitore Pacollin, Mimoza thotë ‘mbrojtëm qeverinë’
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jo veç biseda telefonike me zyrtarët më të lartë të Listës Serbe, por Mimoza Kusarit i dolën tash edhe fotografi me zyrtarë serbë në Zvicër. Për këtë fotografi, ish-shefja e grupit parlamentar të VV-së e hoqi fajin nga vetja, shkruan Gazeta Metro.

Këto takime, tha Kusari, nuk ishin të fshehta dhe mbaheshin për vite të tëra në Solothurn të Zvicrës, atje ku edhe ishin shkrepur fotografitë.

Madje, disi për ta hequr barrën nga vetja, ajo tha se në këto takime i ka mbrojtur qëndrimet e Qeverisës së Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti.

”Qytetarë të nderuar, ju siguroj se në diskutimet ku kemi marrë pjesë unë dhe kolegia ime, Fitore Pacolli, kemi përfaqësuar dhe mbrojtur qëndrimet zyrtare dhe publike të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Aludimet dhe pretendimet se në këto takime janë marrë vendime në fshehtësi apo se janë arritur marrëveshje jashtë syve të publikut janë të pavërteta”, shkroi Kusari në Facebook.

Në këto fotografi që u shpërndanë masivisht, Kusari u pa me një politikane serbe, ndërsa Fitore Pacolli  ishte me një zyrtar të Listës Serbe./gazetametro.net

Related

Previous Post

Lea Ypi: Mirupafshim Shqipëri. Llaçin e shpifjeve dhe konspiracioneve biografike, ti kam lënë në derë

Next Post

Qalaj: Zgjedhjet i fitoi një koalicion që për pesë vite me radhë e ka lodhur dhe dëmtuar Kosovën

Next Post
Qalaj: Zgjedhjet i fitoi një koalicion që për pesë vite me radhë e ka lodhur dhe dëmtuar Kosovën

Qalaj: Zgjedhjet i fitoi një koalicion që për pesë vite me radhë e ka lodhur dhe dëmtuar Kosovën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.