Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Olluri kritikon ashpër opozitën: Nuk luftohet pushteti duke qëndruar në lokale luksoze

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/01/2026
in Lajme
0
Olluri kritikon ashpër opozitën: Nuk luftohet pushteti duke qëndruar në lokale luksoze
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Parim Olluri ka adresuar kritika të forta ndaj partive opozitare, duke i akuzuar për qasje pasive dhe mungesë angazhimi real përballë kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë aktuale.

Gjatë një debati në emisionin “Pressing” në televizionin T7, Olluri tha se opozita nuk mund të synojë fitoren zgjedhore duke qëndruar në komoditetin e Prishtinës, ndërkohë që Kurti, sipas tij, është vazhdimisht në terren, deri në orët e vona të natës.

Ai theksoi se liderët opozitarë kanë dështuar të komunikojnë me bazën e votuesve nëpër fshatra, degë dhe nëndegë partiake, duke ia lënë terrenin politik kundërshtarit të tyre.

“Ne në media e kemi kritikuar Kurtin për përdorimin e resurseve shtetërore për fushatë, dhe ndoshta opozita ka të drejtë për këtë. Por ata është dashur të qëndrojnë në ndonjë fshat të Mitrovicës deri në ora 3-4 të mëngjesit”, deklaroi Olluri.

Sipas tij, një nga gabimet më të mëdha të opozitës është mungesa e guximit për të përmendur emra konkretë të përfshirë në afera korruptive, si dhe izolimi i tyre në ambiente luksoze të kryeqytetit.

“Ke kryetarë partie që nuk i kanë vizituar fare degët dhe nëndegët. Nuk i përmendin emrat e përveçëm të njerëzve të korruptuar. Nuk mundesh me luftu një regjim populist që një ditë para zgjedhjeve shpërndan dhurata për qytetarët, e as me e luftu pushtetin duke qëndruar në Noya”, u shpreh Olluri.

Deklaratat e tij kanë nxitur debat mbi strategjinë dhe rolin e opozitës në përballjen politike me qeverinë aktuale.

Related

Previous Post

Përmbytje serioze në Kosovë: IHMK alarmon për reshje rekord dhe dalje të lumenjve nga shtrati

Next Post

20.19 për qind të votave, këta janë 22 deputetët e PDK-së në legjislaturën e re

Next Post
20.19 për qind të votave, këta janë 22 deputetët e PDK-së në legjislaturën e re

20.19 për qind të votave, këta janë 22 deputetët e PDK-së në legjislaturën e re

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.