Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për veprën penale të spiunazhit.
Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), e cila ka kërkuar vazhdimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurit.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të kërkesës, e ka aprovuar atë me aktvendim të datës 9 janar 2026.
“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të spiunazhit në vazhdimësi, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj”, ka deklaruar Gashi.
Hetimet ndaj Fatmir Shehollit janë ende në zhvillim./Qendra.INFO

