Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çka po zihet në LDK: Gaz Muhaxheri e merr ‘nën sqetull’ Abdixhikun, kush janë kandidatët e tjerë për kryetar?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/01/2026
in Lajme
0
Çka po zihet në LDK: Gaz Muhaxheri e merr ‘nën sqetull’ Abdixhikun, kush janë kandidatët e tjerë për kryetar?
0
SHARES
105
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Situata në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vlon me të madhe.

Pas dështimit fatal në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, foli për dorëheqje në natën kur dolën rezultatet.

Megjithatë, me kalimin e ditëve, heshtja e kishte kapluar këtë parti. Kjo heshtje e mbledhur për ditë të tëra, duket se rrezikon të ‘shpërthejë’.

Gazeta Nacionale ka mësuar se nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka marrë ‘nën sqetull’ Lumir Abdixhikun.

Siç i kanë thënë burimet e afërta me zhvillimet Nacionales, ‘Gazi’ është zyrtari më i lartë në Lidhjen Demokratike të Kosovës që është kthyer në organizatorin e mbrojtjes së Abdixhikut.

Burimet i kanë thënë Nacionales se Muhaxheri është njeriu më insistues që i pari i LDK-së të mos largohet.

“Gazi po thotë që nuk ka nevojë me ndërru kryetarin”, kanë thënë burimet e afërta me zhvillimet për Nacionalen.

Megjithatë, nëse Lumir Abdixhiku do të largohet apo jo, mbetet të shihet nga mbledhjet që do t’i kenë me Kryesinë apo edhe me kryetarët e degëve.

Nëse Abdixhiku largohet, Nacionale ka mësuar se janë tre emra që mund të jenë kandidatë për kryetar të LDK-së: Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi.

Sipas burimeve të gazetës, këta janë tre emrat që deri tash shihen si pretendentë për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këto nuk janë zhvillimet e vetme. Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka paralajmëruar se do të dorëhiqet nga pozita e sekretarit të partisë.

Në anën tjetër, Kujtim Shala po kërkon zgjedhje të përgjithshme.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo situatë brenda LDK-së, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në vetëm dy ditët e fundit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është përfshirë në një shkëmbim të rëndë akuzash me gazetarë, të cilët i ka quajtur edhe ‘mercenarë’.

Abdixhiku, i cili dikur e kritikonte Kurtin për gjuhën ndaj mediave, pas zgjedhjeve po e përdor të njëjtën.

“Mercenarët u lajmëruan vetë. Pa i përmendur. Siç thotë populli, u vetëlajmëruan ata me mizë pas veshi. Dhe në lajmërimin e tyre treguan se si mendojnë. Mendojnë se të gjithë sillen rreth krimit, sepse aty rrotullohen vetë. Dikush rrotullohet aq larg sa mbërrin edhe Aeroportin e Vlorës. Mendojnë se të gjithë shiten, sepse vetë janë për shitje. Mendojnë se të gjithë frikësohen, sepse vetë jetojnë nga frika. Ky është botëkuptimi i tyre. Nuk do ta lejojmë këtë botëkuptim të shtrihet në LDK as si fjalë, as si mendim, e aq më pak si ndikim”, ka shkruar Abdixhiku./Nacionale.

Related

Previous Post

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Next Post

Behrami i ashpër: Epoka e demonizimit të Hashim Thaçit ka përfunduar

Next Post
Behrami i ashpër: Epoka e demonizimit të Hashim Thaçit ka përfunduar

Behrami i ashpër: Epoka e demonizimit të Hashim Thaçit ka përfunduar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.