Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Behrami i ashpër: Epoka e demonizimit të Hashim Thaçit ka përfunduar

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/01/2026
in Lajme
0
Behrami i ashpër: Epoka e demonizimit të Hashim Thaçit ka përfunduar
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtarëve politikë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke i akuzuar ata se kanë ndërtuar karrierën politike mbi demonizimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sipas Behramit, shumë figura politike kanë hyrë në politikë dhe kanë marrë poste publike pa ofruar vizion apo zgjidhje konkrete për vendin, por duke u mbështetur në, siç e quan ai, urrejtje dhe sulme ndaj Thaçit.

“Ajo kohë ka kaluar. Nuk ka më poste publike që burim e kanë urrejtjen, thikat pas shpine dhe shkurtoret”, ka shkruar Behrami.

Ai thekson se, sipas tij, Hashim Thaçi ka pasur një ndikim dhe frymëzim më të madh për shqiptarët gjatë pesë viteve të fundit, edhe pse ndodhet në paraburgim në Hagë, sesa kundërshtarët e tij politikë nga institucionet e Kosovës.

“Hashim Thaçi, në këto pesë vjet, më shumë ka frymëzuar shqiptarët nga 12 metra katrorë të qelisë së tij, sesa ju me 11 mijë kilometra katrorë të Kosovës së lirë – për të cilën nuk keni asnjë meritë”, ka shkruar Behrami.

Postimi i plotë i Behramit:

Related

Previous Post

Çka po zihet në LDK: Gaz Muhaxheri e merr ‘nën sqetull’ Abdixhikun, kush janë kandidatët e tjerë për kryetar?

Next Post

LDK mblidhet për herë të parë pas 28 dhjetorit – A do t`i kërkohet dorëheqja Abdixhikut?

Next Post
LDK mblidhet për herë të parë pas 28 dhjetorit – A do t`i kërkohet dorëheqja Abdixhikut?

LDK mblidhet për herë të parë pas 28 dhjetorit – A do t`i kërkohet dorëheqja Abdixhikut?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.