Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Viti 2026 nis me kolaps energjetik: KEK vazhdon krizën edhe në vitin e ri.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
14/01/2026
in Lajme
0
Viti 2026 nis me kolaps energjetik: KEK vazhdon krizën edhe në vitin e ri.
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viti i ri 2026 ka nisur për Kosovën ashtu si u mbyll viti 2025, me rënie të blloqeve, mungesë rryme dhe keqmenaxhim, shkruan Demokracia.com.

Kosova po përballet me vështirësi serioze në furnizimin me energji elektrike. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të ketë reduktime të rrymës në disa zona të vendit, për shkak të rrezikut për stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.

Sipas KOSTT-it, shkaku kryesor lidhet me nominimet e pamjaftueshme të energjisë elektrike nga KESCO për mbulimin e nevojave të konsumit më 13 dhe 14 janar 2026, çka ka bërë që sistemi të operojë me jo-balanca të mëdha dhe të vazhdueshme, të cilat në orë të caktuara kanë tejkaluar mbi 200 megavat.

Në njoftimin e publikuar të martën në mbrëmje, KOSTT ka bërë të ditur se ka aktivizuar të gjitha mekanizmat e paraparë ligjorë për stabilizimin e sistemit, përfshirë shërbimet ndihmëse të balancimit dhe organizimin e ankandeve brendaditore. Megjithatë, sipas operatorit, diferenca e madhe ndërmjet nominimeve dhe konsumit real ka bërë që këto masa të mos jenë të mjaftueshme.

KOSTT ka paralajmëruar se këto devijime po ndikojnë negativisht edhe në rrjetin interkonektiv evropian, duke rritur rrezikun për masa ndëshkuese dhe duke rrezikuar Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E. Në këto rrethana, operatori ka njoftuar se është i detyruar të aplikojë kufizime të ngarkesës, për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit.

Reduktimet po ndodhin tash kur prodhimi vendor i energjisë elektrike është ulur ndjeshëm, si pasojë e problemeve të vazhdueshme në termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Pas rënies së bllokut A4 në fillim të vitit, më 13 janar ka dalë nga funksioni edhe blloku B1 i Termocentralit Kosova B, duke e reduktuar ndjeshëm kapacitetin prodhues të vendit. Si pasojë, KEK aktualisht po mbulon vetëm një pjesë të nevojave të konsumit, ndërsa rreth 50 për qind e energjisë po sigurohet përmes importit.

Situata e rënduar energjetike po zhvillohet në kohën kur KEK vazhdon të udhëhiqet me ushtrues detyre. Udhëheqja aktuale, me Gramos Hashanin si u.d. Drejtor Ekzekutiv, po përballet me kritika për mungesë planifikimi, mirëmbajtje të dobët dhe dështim për stabilizimin e prodhimit.

Viti 2025 u karakterizua nga ndalesa të shpeshta të blloqeve dhe varësi e lartë nga importi, ndërsa as fillimi i vitit 2026 nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në menaxhim apo në gjendjen teknike të termocentraleve.

Nëse nuk merren masa urgjente për rikthimin e kapaciteteve prodhuese dhe stabilizimin e sistemit, kriza aktuale rrezikon të thellohet edhe më tej gjatë muajve të ardhshëm. /Demokracia.com/

Related

Previous Post

Robotët më në fund “ndiejnë” si njerëzit: teknologji e re imiton prekjen njerëzore me pak të dhëna

Next Post

Reduktimet e rrymës, Muhaxheri – diasporës: Faleminderit që na keni kthy në vitin 2000

Next Post
Reduktimet e rrymës, Muhaxheri – diasporës: Faleminderit që na keni kthy në vitin 2000

Reduktimet e rrymës, Muhaxheri – diasporës: Faleminderit që na keni kthy në vitin 2000

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.