Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

DASH merr vendimin e RËNDË për Shqipërinë dhe Kosoven

Enesa Veseli by Enesa Veseli
14/01/2026
in Lajme
0
DASH merr vendimin e RËNDË për Shqipërinë dhe Kosoven
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe Kosova janë përfshirë në listën e 75 vendeve për të cilat Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë procesimin e vizave, sipas listës së plotë të publikuar nga Fox News.

Pezullimi do të hyjë në fuqi më 21 janar dhe do të zgjasë për një afat të pacaktuar, deri në përfundimin e një rishikimi të procedurave të verifikimit dhe shqyrtimit të aplikantëve.

Sipas raportimit të Fox News, vendimi bazohet në një memo të brendshme të Departamentit të Shtetit, e cila udhëzon zyrtarët konsullorë të refuzojnë aplikimet për vizë në bazë të dispozitës ligjore të njohur si “public charge”, që synon të ndalojë hyrjen e personave që mund të bëhen barrë për sistemin e ndihmës publike në SHBA.

Në listën e publikuar përfshihen gjithashtu disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Serbia nuk figuron në listë.

Sipas udhëzimeve të reja, oficerët konsullorë duhet të vlerësojnë faktorë të tillë si gjendja shëndetësore, mosha, aftësia në gjuhën angleze, situata financiare dhe mundësia e nevojës për kujdes afatgjatë shëndetësor.

Fox News raporton se aplikantë më të moshuar, me probleme shëndetësore ose që kanë përfituar më parë ndihmë shtetërore, mund të përballen me refuzim të vizës.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i cituar nga Fox News, tha se autoritetet amerikane do të përdorin kompetencat e tyre ligjore për të parandaluar hyrjen e individëve që mund të shfrytëzojnë sistemin e ndihmave sociale, ndërsa rishikimi i plotë i politikave të emigracionit është ende në proces.

Lista e plotë e vendeve përfshin: Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominiken, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambian, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

Related

Previous Post

Ismaili viziton Veselin në Hagë: Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur

Next Post

Hykmete Bajrami e konfirmon se e ka ofruar dorëheqjen, të njëjtën ia ka kërkuar Abdixhikut: Është standard i LDK’së

Next Post
Hykmete Bajrami e konfirmon se e ka ofruar dorëheqjen, të njëjtën ia ka kërkuar Abdixhikut: Është standard i LDK’së

Hykmete Bajrami e konfirmon se e ka ofruar dorëheqjen, të njëjtën ia ka kërkuar Abdixhikut: Është standard i LDK’së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.