Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku: Kam ofruar dorëheqjen time, vendimi tani i takon LDK-së

Enesa Veseli by Enesa Veseli
14/01/2026
in Lajme
0
Abdixhiku: Kam ofruar dorëheqjen time, vendimi tani i takon LDK-së
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas zhvillimeve të fundit brenda partisë, duke deklaruar se ka ofruar dorëheqjen e tij si akt moral dhe përgjegjësie politike, ndërsa vendimin final ia ka lënë Kuvendit të LDK-së.

Abdixhiku ka bërë të ditur se diskutimet brenda strukturave të partisë kanë zgjatur mbi pesë orë e gjysmë, ku, sipas tij, janë dëgjuar me vëmendje të gjitha kritikat, shqetësimet dhe qëndrimet, për të dalë në fund me një vendim që përfaqëson vullnetin e shumicës dërrmuese.

“Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Vendimi tani nuk është më i imi, por i LDK-së”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se nuk është i lidhur me pozitën, por me partinë, duke nënvizuar se LDK-ja duhet të ruhet me rregull, dinjitet dhe besim në anëtarësinë e saj. Sipas tij, më shumë se dorëheqja nuk ka çfarë të ofrojë një politikan, ndërsa çdo eliminim apo ndryshim politik duhet të vendoset vetëm nga anëtarësia dhe jo individualisht.

Kryetari i LDK-së ka konfirmuar se është thirrur Kuvendi i partisë, ku do të hapet debati dhe do të merren vendimet përfundimtare lidhur me udhëheqjen. Ai ka bërë thirrje për qetësi, përgjegjësi dhe shmangie të “dramës dhe protagonizmit”, duke theksuar se LDK-ja është institucion dhe jo reagim i çastit apo vendim i rrjeteve sociale.

“Fatin tim politik e vendos përballë LDK-së, jo mbi LDK-në. Çfarëdo vendimi që merr Kuvendi, do ta respektoj me nder dhe qetësi”, ka përfunduar Abdixhiku.

Postimi i tij vjen në një moment tensionesh të brendshme në LDK, pas dorëheqjes së Hykmete Bajramit nga pozita e nënkryetares dhe thirrjeve për përgjegjësi pas rezultateve zgjedhore.

Postimi i plotë:

“Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj!

Kam dëgjuar dhe jemi dëgjuar me njëri-tjetrin me vëmendje. Çdo zë, çdo kritikë dhe çdo shqetësim, me orë të tëra. Pesë orë e gjysmë. Në fund kemi dalur me përgjegjësi të plotë dhe me dinjitet para qytetarëve për të shprehur jo mendimin e një individi, as timin, por të shumicës dërmuese, ashtu siç u pajtuam pas pesë orë diskutimi.
Nuk i shmangemi asnjë përgjegjësie dhe nuk i ikim asnjë reflektimi. Unë, edhe më pak.
Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë. Tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së.
Dua ta them qartë; nuk jam i lidhur pas pozitës. Jam i lidhur pas shtëpisë. Dhe shtëpia ruhet me rregull, me dinjitet dhe me besim në anëtarësinë e saj dhe në secilën kërkesë të tyre.
Më shumë se dorëheqja nuk ka çfarë të ofrojë një politikan. Eliminimet politike mund të jenë legjitime si aspiratë, por edhe për to vendos anëtarësia si tërësi, jo ne individualisht.
Kemi thirrur Kuvendin. Aty flasim hapur. Aty propozojmë hapur. Aty vendosim hapur. Le ta presim Kuvendin. Le ta mbajmë debatin para shtëpisë sonë, me orë të tëra, me ditë të tëra po qe nevoja. Jemi të njohur për demokraci dhe liri veprimi. Le të sillemi me përgjegjësi. Sepse LDK nuk është reagim i çastit, nuk është as protagonizëm i ditëve të vështira; edhe më pak vendim i rrjeteve sociale e duartroktijeve të kundërshtarëve. LDK është institucion.
Ta keni të qartë. Jo sot, jo dje po gjithëherë: Fatin tim politik e vendos përballë LDK-së, jo mbi LDK-në. Dhe çfarëdo vendimi që merr Kuvendi, do ta respektoj me nder dhe qetësi
Deri atëherë, le të sillemi si mbrëmë e si deri tash, pa dramë e pa protagonizëm, ballëhapur e me dinjitet.
Sepse mbi çdo emër është LDK.
Dhe kështu na takon të gjithëve.”

Related

Previous Post

Hykmete Bajrami e konfirmon se e ka ofruar dorëheqjen, të njëjtën ia ka kërkuar Abdixhikut: Është standard i LDK’së

Next Post

Bekë Berisha zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës, Plisat kundër

Next Post
Bekë Berisha zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës, Plisat kundër

Bekë Berisha zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës, Plisat kundër

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.