Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aktakuzë ndaj shtetasit shqiptar për kultivim të drogës në Malishevë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
16/01/2026
in Lajme
0
Aktakuzë ndaj shtetasit shqiptar për kultivim të drogës në Malishevë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.Sh., shtetas i Shqipërisë.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri N.Sh., nga data e pa vërtetuar deri më datë 19.06.2024, në fshatin Panorc të komunës së Malishevës, “pa autorizim dhe në bashkëkryerje edhe me dy të pandehur tjerë, kultivojnë bimë të hashashit, shkurren e kokainës ose bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope”, raporton Klankosova.tv.

Kështu, sipas aktakuzës, “i pandehuri N.Sh., në bashkëpunim me të pandehurin O.Sh., shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe një i dyshuar i tretë i pa identifikuar deri më tani, kanë mbjellë dhe kultivuar narkotikë të llojit Kanabis Sativa në tri parcela”.

“Në këto tri lokacione janë gjetur gjithsej 1592 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa”, tha Prokuroria.

Në njoftim u bë e ditur po ashtu se parcelat janë identifikuar përmes vëzhgimit me dron nga ajri, ndërsa veprimet e të pandehurve, ku secili nga ta vërehet qartë duke i punuar këto bimë, shihen në foto dhe video të nxjerra nga masa e fshehtë e vëzhgimit.

Me këto veprime, Prokuroria thotë se i pandehuri N.Sh., në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

“Ai është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe më pas është ekstraduar nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, që nga data 2 dhjetor 2025, gjendet në masën e paraburgimit”, tha Prokuroria në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Me rastin e ekstradimit të tij nga Shqipëria, Prokuroria pati thënë se i pandehuri ka qenë në arrati që nga koha e kryerjes së veprës penale ndërsa është arrestuar me urdhër-arrest ndërkombëtar. /Klankosova.tv

Related

Previous Post

Aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardianeje të Burgut të Prishtinës

Next Post

INFORMATA PËR AUTOMJETET E REGJISTRUARA NË VENDIN E HUAJ QË MARRIN PJESË NË TRAFIKUN RRUGOR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Next Post
INFORMATA PËR AUTOMJETET E REGJISTRUARA NË VENDIN E HUAJ QË MARRIN PJESË NË TRAFIKUN RRUGOR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

INFORMATA PËR AUTOMJETET E REGJISTRUARA NË VENDIN E HUAJ QË MARRIN PJESË NË TRAFIKUN RRUGOR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.