Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Për këto vepra penale dyshohet Arianit Sllamniku

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/01/2026
in Lajme
0
Për këto vepra penale dyshohet Arianit Sllamniku
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas informacioneve, Sllamniku kishte hapur një “ordinancë” në Gjilan, ku ofronte terapi të dyshimtë për të prekurit me autizëm.

E pas raportimit, Policia e Kosovës të martën e arrestoi të dyshuarin në fjalë.

Ndërkaq, në një prononcim për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka treguar se edhe për cilat vepra dyshohet i arrestuari.

“Ju njoftoj se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, sot më datën 20.01.2026 me autorizim të Prokurorisë së Shtetit në vazhdën e veprimeve hetimore, ka ndërmarrë masa konkrete operative duke arrestuar personin e dyshuar A.S. i cili dyshohet të jetë i përfshirë në kryerjen e veprave penale ‘Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ nga neni 256 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave’ nga neni 257 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Hashani.

Ai potencoi se pas arrestimit, Sllamniku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hashani theksoi se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Related

Previous Post

Rinumërimi planifikohet të përfundojë në fund të janarit

Next Post

Haliti sqaron deklaratën për votat: Ishte ironi, jo relativizim i vjedhjes së votës

Next Post
Haliti sqaron deklaratën për votat: Ishte ironi, jo relativizim i vjedhjes së votës

Haliti sqaron deklaratën për votat: Ishte ironi, jo relativizim i vjedhjes së votës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.