Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia e Flakës 2026” do të zhvillohet nga 24 deri më 28 janar 2026 në Teatrin e Gjilanit në kuadër të manifestimit kulturor “Flaka e Janarit”.
Sipas programit të publikuar, çdo mbrëmje në orën 20:00 do të interpretohen shfaqje të ndryshme teatrore:
-
24 janar – “Dramë për të qesh” nga Teatri i Tetovës
-
25 janar – “Sytë e ujkut” nga trupa INTEGRA, Prishtinë
-
26 janar – “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” nga Teatri i Ferizajt
-
27 janar – “God bless America” nga Teatri i Gjilanit
-
28 janar – “Gërrdia” nga Teatri Kombëtar i Kosovës
Një nga pikat e dukshme të edicionit të këtij viti është mungesa e shfaqjeve nga teatrot e Shqipërisë dhe nga ato të Luginës së Preshevës, që zakonisht kanë qenë pjesë e programit të festivalit. Kjo mungesë është vënë re nga organizatorët dhe komuniteti artistik, duke ngritur diskutime rreth përfaqësimit teatror në këtë edicion.
Festivali “Talia e Flakës” është pjesë e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, që sjell aktivitete të ndryshme kulturore në Gjilan në këtë periudhë të vitit.
Hyrja në të gjitha shfaqjet e festivalit është falas./Qendra.INFO
Burimi: kallxo.com

