Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Këshilli Kombëtar Shqiptar përshëndet avancimin historik të H.R. 6411 në Kongresin Amerikan

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/01/2026
in Lajme
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar përshëndet avancimin historik të H.R. 6411 në Kongresin Amerikan
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka përshëndetur me vlerësimin më të lartë avancimin e projektrezolutës H.R. 6411 – “Preshevo Valley Discrimination Assessment Act” në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë zhvillim si historik dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sipas Rexhepit, kjo projektrezolutë shënon herën e parë që diskriminimi institucional ndaj shqiptarëve në Serbi trajtohet drejtpërdrejt në një akt legjislativ amerikan, duke e ngritur çështjen e Luginës së Preshevës në nivel të politikës së jashtme të SHBA-së dhe të mekanizmave të përgjegjësisë ndërkombëtare.

Ai thekson se H.R. 6411 obligon Sekretarin e Shtetit të SHBA-së të përgatisë një raport zyrtar mbi trajtimin e minoriteteve etnike në Serbi, përfshirë praktikat e pasivizimit të adresave, mohimin e dokumenteve civile, mosnjohjen e diplomave, diskriminimin në arsim, përdorimin e policisë për intimidim, si dhe diskriminimin financiar ndaj komunave me shumicë shqiptare.

“Ky zhvillim përbën një moment kthese në betejën institucionale për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, sepse padrejtësitë shumëvjeçare tashmë po trajtohen jo vetëm si çështje lokale apo humanitare, por si problem i sigurisë, stabilitetit dhe të drejtave të njeriut në Evropë,” ka deklaruar Rexhepi.

Ai ka vënë në pah edhe rëndësinë simbolike dhe politike të përdorimit zyrtar të termit “Preshevo Valley” në një akt të Kongresit Amerikan, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të Luginës së Preshevës në diskursin ndërkombëtar si rajon me identitet, problematikë dhe nevojë për trajtim të veçantë institucional.

Në fund, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka theksuar se ky institucion do të vazhdojë të jetë një aktor aktiv dhe i palëkundur në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë, diasporën shqiptare dhe institucionet e Republikës së Kosovës, me qëllim që ky zhvillim politik të shndërrohet në garanci konkrete për barazi, dinjitet dhe të drejta të plota për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Avancimi i H.R. 6411 është dëshmi se e vërteta nuk mund të fshihet pafundësisht dhe se çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës tashmë është pjesë e agjendës së politikës globale,” ka përfunduar Rexhepi./Qendra.INFO

Related

Previous Post

“Gaza e re” në tryezën e Davosit: Jared Kushner prezanton masterplanin e rindërtimit me harta konkrete

Next Post

Gjykata Speciale organizon ligjërata me nxënës të shkollave të mesme — njëri prej tyre shkruan “Free Hashim Thaçi”

Next Post
Gjykata Speciale organizon ligjërata me nxënës të shkollave të mesme — njëri prej tyre shkruan “Free Hashim Thaçi”

Gjykata Speciale organizon ligjërata me nxënës të shkollave të mesme — njëri prej tyre shkruan “Free Hashim Thaçi”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.