Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Do t’i ballafaqojmë kandidatët për deputetë me komisionerët” – Krejt çka ndodhi sot në Prizren

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/01/2026
in Lajme
0
“Do t’i ballafaqojmë kandidatët për deputetë me komisionerët” – Krejt çka ndodhi sot në Prizren
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prizreni sot ka qenë cak i një aksioni të madh të Prokurorisë Themelore në këtë qytet. Mbi 100 komisionerë janë intervistuar, sit ë dyshuar për manipulimin me mbi 68 mijë votave. Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, theksoi se intervistimit nuk do t’i shpëtojnë as kandidatët të cilëve iu hoqën votat pas rinumërimit.

Vetëm një vendvotim, ka arritur ta ruajë në tërësi vullnetin e sovranit.

Të gjitha vendvotimet e tjera në komunën e Prizrenit në zgjedhjet e 28 dhjetorit, rezulton se janë manipuluar.

Si rezultat, një aksion i madh u realizua nga Prokuroria Themelore në Prizren, ku cak ishin komisionerët e kryesuesit e qendrave të votimeve.

Mbi 100 persona iu drejtuan stacionit policor në këtë qytet, të cilët hetuesia i kishte thirrur për intervistim.

E gjashtë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, kurse disa të tjerë janë në kërkim pasi nuk u paraqitën të premten tek organet e rendit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, dha detaje për numrin e votave të manipuluara.

Personat e ndaluar, sipas prokurorisë dyshohen për disa lloje të veprave penale.

Njëri prej të dyshuarve, ka bashkëpunuar me Prokurorinë duke sinjalizuar edhe veprën penale të dhënies dhe marrjes së ryshfetit.

Kryeziu nuk përjashtoi mundësinë që për intervistim të thirren edhe kandidatët për deputetë që kanë vota të falsifikuara.

Madje, mes tyre dhe komisionerëve, po qe nevoja, Kryeziu tha se do të ketë një ballafaqim.

Përkundër gjithë kësaj, avokati i njërit prej të dyshuarve për falsifikim të votave, thotë se tash për tash mungon konkretizimi i dyshimeve të prokurorisë.

Ky aksion i Prokurorisë Themelore në Prizren u asistua edhe nga Policia e Kosovës, duke u cilësuar si një prej aksioneve më të mëdha.

Vetëm pak ditë më parë, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka kërkuar nga Prokuroritë Themelore të të gjitha komunave ku ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave, që të grumbullojnë prova e informata, në lidhje me kryerjen e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor./teve1

Related

Previous Post

Kryeziu: Sot ftuam 121 persona, prej tyre ka të pafajshëm, ne do të veprojmë ku ka prova

Next Post

SHBA-ja sërish ia zgjat NIS’it serb licencën për operim

Next Post
SHBA-ja sërish ia zgjat NIS’it serb licencën për operim

SHBA-ja sërish ia zgjat NIS’it serb licencën për operim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.