Në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prizren lidhur me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore, është arrestuar edhe Alaudin Demiri, djali i politikani Rasim Demirit.
Sipas burimeve nga mediat vendore, ai dyshohet se ka ndërhyrë në vota në favor të babait të tij gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit 2025. Rasim Demiri është përfaqësues i Koalicionit Vakat, një koalicion politik i komunitetit boshnjak në Kosovë.
Në një reagim për mediat, Rasim Demiri mohoi informacionet lidhur me arrestimin e djalit, duke thënë se “drejtësia do të flasë” dhe se nuk është i sigurt nëse ai është nën arrest formal.
Ky arrest është pjesë e një rasti më të gjerë në të cilin më shumë se 100 persona janë ndaluar nën dyshimet e manipulimit të votave për rezultatin e zgjedhjeve, duke përfshirë komisionerë të procesit zgjedhor./Qendra.INFO

