Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dallaveret me vota në Prizren, Shala: Publikimi emrave të dyshuare, shkelje e rendë e ligjit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
27/01/2026
in Lajme
0
Dallaveret me vota në Prizren, Shala: Publikimi emrave të dyshuare, shkelje e rendë e ligjit
0
SHARES
65
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, ka dënuar publikimin e emrave të personave që janë të dyshuar për vjedhje të votave në Prizren.

Ai ka thënë se publikimi i emrave dhe fotografitë të të dyshuarve ende pa filluar rasti është shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka thënë se shumë familje janë ankuar për këtë çështje në këshill.

“Ne kemi pranuar disa ankesa nga familjarët, ankesat shkojnë në dy drejtime, një palë ankesa shkojnë për mos-trajtimin e duhur të atyre të ndaluarve dhe ka qenë një familjar i cili ka kërkuar që ne të reagojmë për faktin që janë bërë publik emrat dhe fotografitë e të ndaluarve pa filluar ende procesi dhe ne kemi vlerësuar që ky i dyti është shumë më i rëndë se i pari. Bërja publike e emrave të ndaluarve me listë, plus edhe fotografitë, kjo është shkelje e rëndë e ligjit edhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut për faktin që e shkel rëndë dhe paragjykon prezumimin e pafajësisë. Përderisa bëhen publike emrat dhe fotografitë në një farë mënyre e dirigjon njëfarë linçimi publik ndaj atyre të ndaluarve dhe ua bën një gjyq publik ende pa filluar hetimet dhe ende pa përfunduar hetimet”, ka thënë Shala.

Related

Previous Post

Mbyllet aksi Ferizaj–Gjilan në Sojev, shkak grumbullimi i ujit

Next Post

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës

Next Post
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.