Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Skandal diplomatik: Serbia bllokon fondet e Shqipërisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
28/01/2026
in Lajme
0
Kryetari Enkel Rexhepi e Ministrja Elisa Spiropali gjatë takimeve të mëhershme.
0
SHARES
136
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra.Info ka mësuar se granti i paraparë nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi është bllokuar në Thesarin e Republikës së Serbisë.

Fondet, të cilat ishin destinuar për aktivitete kulturore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës – përfshirë edhe shënimin e festave të Nëntorit – janë ndërmjetësuar përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, por nuk kanë arritur te përfituesi për shkak të bllokimit nga autoritetet serbe.

Sipas burimeve të Qendra.Info, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, është ftuar urgjentisht në një takim të drejtpërdrejtë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ku do të pritet nga znj. Elisa Spiropali, për të diskutuar situatën e krijuar dhe reagimin institucional të Tiranës zyrtare.

Ky veprim i autoriteteve serbe vjen në një moment tejet të ndjeshëm politik, vetëm pak ditë pasi në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është avancuar një akt zyrtar që adreson drejtpërdrejt diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Më konkretisht, Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka miratuar një nismë ligjore e cila kërkon nga Departamenti Amerikan i Shtetit të përgatisë një raport të posaçëm mbi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky akt është cilësuar nga zyrtarë amerikanë dhe përfaqësues shqiptarë si një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të çështjes së diskriminimit të shqiptarëve në Serbi.

Burime diplomatike vlerësojnë se bllokimi i fondeve nga Republika e Shqipërisë shihet si një reagim politik i Beogradit ndaj rritjes së vëmendjes dhe presionit ndërkombëtar, veçanërisht pas përfshirjes së drejtpërdrejtë të Kongresit amerikan në këtë çështje.

Prej muajsh, Serbia ka bllokuar edhe fondet e Republikës së Kosovës të dedikuara për shqiptarët e Luginës përmes linjave buxhetore të Prishtinës, por kjo është hera e parë që një veprim i tillë ndërmerret ndaj fondeve që vijnë nga Republika e Shqipërisë, çka e ngrit çështjen në nivel të hapur diplomatik.

Njohës të zhvillimeve politike paralajmërojnë se këto veprime përbëjnë një formë të qartë diskriminimi institucional dhe ndëshkimi kolektiv ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po shton vëmendjen ndaj respektimit të të drejtave të pakicave në Serbi.

Qendra.Info do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe të informojë opinionin publik për çdo reagim zyrtar nga Tirana dhe institucionet ndërkombëtare./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Ambasada Amerikane përgëzon Kosovën për anëtarësimin në Bordin e Paqes

Next Post

Përleshje në MPJD, rasti po tentohet të mbahet i fshehur

Next Post
Përleshje në MPJD, rasti po tentohet të mbahet i fshehur

Përleshje në MPJD, rasti po tentohet të mbahet i fshehur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.