Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vetëvendosje dorëzon në polici një kërkesë për hetim të kontratës 950 mijë euroshe të Komunës së Prishtinës për mbeturinat

Enesa Veseli by Enesa Veseli
28/01/2026
in Lajme
0
Vetëvendosje dorëzon në polici një kërkesë për hetim të kontratës 950 mijë euroshe të Komunës së Prishtinës për mbeturinat
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës një kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.

Këtë e ka bërë të ditur asamblisti i VV-së, Çlirim Gërbeshi. Sipas VV-së, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi.

VV-ja pretendon se i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga organet kompetente.

“Sot, në emër të Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje, kemi dorëzuar në Policinë e Kosovës kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas vlerësimit tonë, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi. Po ashtu, i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.

Institucionet publike janë të obliguara të veprojnë me transparencë, ligjshmëri dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndërsa çdo devijim nga këto parime duhet të hetohet dhe të marrë përgjigje ligjore. Prishtina meriton qeverisje të ndershme, jo marrëveshje të dyshimta në kurriz të interesit publik”, ka shkruar Gërbeshi.

Siç u raportua këto ditë, Komuna e Prishtinës ka dhënë një tender në vlerë prej rreth 950 mijë eurosh për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave, përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

Related

Previous Post

Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e memorialit përkujtimor “Adem Jashari”

Next Post

Kushtetuesja: Zgjedhja e nënkryetarit serb ishte antikushtetuese

Next Post
Kushtetuesja: Zgjedhja e nënkryetarit serb ishte antikushtetuese

Kushtetuesja: Zgjedhja e nënkryetarit serb ishte antikushtetuese

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.