Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fermerët u ankuan shumë për refuzimin e granteve – raporti i Ministrisë nxjerr 194 ankesa për Projektet e Zhvillimit Rural

Enesa Veseli by Enesa Veseli
30/01/2026
in Lajme
0
Fermerët u ankuan shumë për refuzimin e granteve – raporti i Ministrisë nxjerr 194 ankesa për Projektet e Zhvillimit Rural
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka publikuar më 29 janar 2026 raportin e Komisionit për shqyrtimin, vlerësimin dhe vendosjen e ankesave për Projektet e Zhvillimit Rural për vitin 2024, shkruan Demokracia.com.

Dokumenti zyrtar evidenton jo vetëm një numër të lartë ankesash nga aplikuesit, por edhe probleme serioze organizative dhe mungesë kushtesh elementare të punës për vetë komisionin, përfshirë mungesën e hapësirave adekuate dhe pajisjeve bazike të punës, si laptopë dhe zyra funksionale.

Sipas raportit, Komisioni ka vepruar në bazë të Udhëzimit Administrativ të MBPZHR-së nr. 32/2024 për masat dhe kriteret e përkrahjes për zhvillim rural, ndërsa thirrjet për aplikim janë zhvilluar në dy faza. Thirrja e parë për Programin e Zhvillimit Rural 2024 ka qenë e hapur nga 27 dhjetori 2024 deri më 27 janar 2025, ndërsa thirrja e dytë ka qenë e kufizuar vetëm për Masën 5 – Qasja LEADER, nga 20 maji deri më 20 qershor 2025.

Komisioni ka filluar punën në fund të muajit prill 2025 dhe ka vazhduar deri në dhjetor të po atij viti, duke shqyrtuar gjithsej 1,072 aplikime, nga të cilat 463 kanë rezultuar përfitues përfundimtarë, ndërsa 609 aplikime nuk janë përzgjedhur.

Nga aplikuesit jo përfitues, janë paraqitur 194 ankesa, që përbëjnë 31.86 për qind të totalit të rasteve të refuzuara. Pas shqyrtimit, Komisioni ka aprovuar 42 ankesa, ndërsa 152 janë refuzuar, çka nënkupton se vetëm 21.65 për qind e ankesave janë konsideruar të bazuara.

Raporti tregon se numri më i madh i ankesave është regjistruar në Masën 1 – Investime në asete fizike të ekonomive bujqësore, me gjithsej 175 ankesa. Brenda kësaj mase, më problematike kanë rezultuar nën-masat për prodhimin e qumështit të lopës (63 ankesa) dhe prodhimin e mishit dhe rritjen e viçave (23 ankesa), që përkojnë edhe me numrin më të madh të aplikimeve në këto kategori.

Ndërkohë, në Masën 3 – Investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, janë regjistruar gjithsej 19 ankesa, ku më së shumti ankesa janë paraqitur në nën-masën për përpunimin e mishit, me 9 raste.

Përveç të dhënave statistikore, raporti evidenton edhe një sërë sfidash serioze me të cilat është përballur Komisioni gjatë ushtrimit të detyrave. Sipas dokumentit, kushtet e punës kanë qenë të papërshtatshme, pavarësisht njoftimeve të përsëritura drejtuar institucioneve përkatëse. Komisioni ka punuar pa hapësira adekuate për takime, pa pajisje bazike të punës dhe madje edhe pa laptopë për anëtarët, ndërsa zhvillimi i punës në zyra të përbashkëta ka cenuar konfidencialitetin dhe efikasitetin e procesit.

Raporti mbyllet me konstatimin se, pavarësisht këtyre kushteve, Komisioni ka përmbyllur shqyrtimin e të gjitha ankesave brenda afateve, duke paraqitur rekomandime dhe vendime sipas kuadrit ligjor në fuqi, ndërsa dokumenti i është dorëzuar Sekretares së Përgjithshme të MBPZHR-së për informim dhe procedim të mëtejmë. /Demokracia.com/

Related

Previous Post

Territori, shkëmbimet e të burgosurve dhe anëtarësimi në BE – çfarë tjetër tha Zelensky?

Next Post

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në veri të Kosovës

Next Post
Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në veri të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.