Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Deficiti tregtar i Kosovës arrin nivel rekord prej rreth 5.1 miliardë eurosh

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/02/2026
in Lajme
0
Deficiti tregtar i Kosovës arrin nivel rekord prej rreth 5.1 miliardë eurosh
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar deri më tani.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), deficiti tregtar për periudhën janar–nëntor 2025 ka arritur në rreth 5.07 miliardë euro, që paraqet një rritje prej afërsisht 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Rritja e deficitit është nxitur nga rënia e eksporteve dhe rritja e importeve. Gjatë 11 muajve të parë të vitit 2025, eksporti i përgjithshëm i Kosovës ka arritur në rreth 875 milionë euro, duke shënuar rënie prej 1.17 për qind në krahasim me periudhën përkatëse të vitit paraprak.

Në anën tjetër, importi i mallrave ka vazhduar trendin rritës, duke arritur në rreth 6 miliardë euro për periudhën janar–nëntor 2025, ose 12.2 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e BQK-së tregojnë se kjo dinamikë e tregtisë së jashtme vazhdon të ushtrojë presion mbi bilancin tregtar të vendit, duke reflektuar varësinë e lartë nga importi dhe sfidat strukturore në rritjen e eksporteve.

Related

Previous Post

“Ndihem si idiot”, Lajçak flet pasi i dolën bisedat me Epstein

Next Post

Bijen pjesë të fasadës së një objekti në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Next Post
Bijen pjesë të fasadës së një objekti në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Bijen pjesë të fasadës së një objekti në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.