Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia në veri gjen sërish armë, antiplumb ushtarak, municion dhe mjete të tjera ilegale

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/02/2026
in Lajme
0
Policia në veri gjen sërish armë, antiplumb ushtarak, municion dhe mjete të tjera ilegale
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vazhdën e pranimit të informacioneve nga ana e qytetarëve, sot më datë 03.02.2026, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë Veri, mund të ketë mjete te dyshimta ilegale.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku gjatë kontrollit, përkatësisht në një bodrum kolektiv të ndërtesës, ka gjetur dhe sekuestruar armë.

“3 – Armë të gjata, 1 – tytë vazhduese, 1 – kondak për armë të gjatë, 764 – fishek te kalibrave të ndryshëm, 14 – karikator, 10 – krehër për fishek, 1 – granad dore tymuese, 2 – antiplumb ushtarak, 4 – mostëra te mundshme e adn-së, 2- jakne ushtarake, 1 – bluzë e uniformes ushtarake, 1 – palë pantallona ushtarak, Mbështjellës me material tekstili, shirita ngjitës”.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme, si dhe i inkurajon që çdo rast të dyshimtë apo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor. Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të sigurojmë një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim./Insajderi

Related

Previous Post

“Nuk kam qenë pjesë e asnjë zhvillimi të tillë” – Behgjet Pacolli flet pasi iu përmend emri në dosjen “Epstein”

Next Post

Ambasada britanike ia anulon KQZ-së një ceremoni të përbashkët: A ndodhi kjo shkaku i mosmiratimit të rezultateve të Listës Serbe?

Next Post
Ambasada britanike ia anulon KQZ-së një ceremoni të përbashkët: A ndodhi kjo shkaku i mosmiratimit të rezultateve të Listës Serbe?

Ambasada britanike ia anulon KQZ-së një ceremoni të përbashkët: A ndodhi kjo shkaku i mosmiratimit të rezultateve të Listës Serbe?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.