Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sekuestrim rekord 27 tonë marihuanë në Shkup dhe rajonin e Strumicës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/02/2026
in Lajme
0
Sekuestrim rekord 27 tonë marihuanë në Shkup dhe rajonin e Strumicës
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Maqedonisë së Veriut po finalizon sonte një nga operacionet më të mëdha antidrogë ndonjëherë në vend, me sekuestrimin e rreth 27 tonëve marihuanë, mëson “Skopje1” nga burime të përfshira drejtpërdrejt në hetim.

Sipas informacioneve jozyrtare, afërsisht 10 tonë marihuanë janë sekuestruar në Shkup, të lidhura drejtpërdrejt me 5 tonët e konfiskuara disa ditë më parë në Serbi, të cilat autoritetet serbe konfirmuan se ishin kontrabanduar nga Maqedonia. Droga ishte e magazinuar në ambientet e një kompanie të përfshirë në skemën e kontrabandës.

Paralelisht, po zhvillohet një operacion i dytë jashtë Shkupit, ku po konfiskohen rreth 18 tonë të tjera marihuanë. Sipas burimeve, kjo sekuestrim po realizohet në rajonin e Strumicës.

Operacioni, i cili ka zgjatur gjatë gjithë ditës, po realizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, nën drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Me këtë aksion, sasia totale e drogës së sekuestruar arrin në rreth 27 tonë, çka përbën konfiskimin më të madh të drogës të regjistruar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut, sipas informacioneve të disponueshme për publikun.

Hetimi lidhet drejtpërdrejt me rastin e zbuluar katër ditë më parë në Serbi, ku autoritetet atje sekuestruan 5 tonë marihuanë, të destinuara për tregun serb dhe të magazinuara në një depo të lidhur me një familje në një fshat pranë Krushevcit.

Në qendër të hetimit ndodhet kompania “Alfafarm D.O.O. Shkup”, e regjistruar në vitin 2023, me veprimtari zyrtare për kultivimin dhe përpunimin e bimëve aromatike dhe medicinale për përdorim farmaceutik. Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, kompania ka kapital aksionar prej rreth 529 mijë eurosh dhe disa bashkëpronarë. Vëmendje të veçantë tërheqin ndryshimet në strukturën pronësore, të realizuara vetëm disa ditë para zbulimit të drogës në Serbi.

Institucionet maqedonase ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare, duke theksuar se aksioni është ende në zhvillim. Në ambientet e ish-kompleksit OHIS në Shkup, ku juridikisht është e regjistruar selia e “Alfafarm”, është vërejtur prani e shtuar policore, hetues të Prokurorisë, si dhe ekipe mjekësore.

Në Serbi, sipas të dhënave zyrtare, pesë persona janë të dyshuar, prej të cilëve dy janë ende në arrati. Ata ndiqen penalisht për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Numri i të dyshuarve dhe veprat penale në Maqedoninë e Veriut pritet të bëhen publike pas përfundimit të plotë të procedurës hetimore, kur edhe zyrtarisht pritet konfirmimi për sekuestrimin e mbi 27 tonëve marihuanë./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Vuçiç akuzon SHBA-në dhe vendet e rajonit: Po mbështesin protestat në Serbi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.