Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

ZPS pretendon: Selimi mori pjesë në krime dhe emëroi kushëririn e tij vetëm për të kryer krime

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/02/2026
in Lajme
0
ZPS pretendon: Selimi mori pjesë në krime dhe emëroi kushëririn e tij vetëm për të kryer krime
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurori Matt Halling gjatë deklaratës përfundimtare, duke folur për Rexhep Selimin, tha se ai ka marrë pjesë në kryerjen e krimeve.

Madje, prokurori shtoi se ishte përgjegjës për disa emërime dhe shkarkime. Përveç kësaj, ai tha se kushëririn e tij, Sylejman Selimin, e emëroi tashmë i akuzuari dhe Shtabi i Përgjithshëm vetëm për të kryer krime me njerëzit e tij në Likoc, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Madje, Halling shtoi se i akuzuari kishte aftësinë për të trajtuar sjelljen e vartësve të tij.

“Selimi kishte aftësinë dhe informacionin për të trajtuar sjellje e vartësve të tij dhe ai ndërmori hapa për të hequr dikë si komandant Drini dhe jo dikë si Sylejman Selimi i cili ishte emëruar nga Rexhep Selimi dhe Shtabi i Përgjithshëm vetëm për të kryer krime me njerëzit e tij në Likoc. Rexhep Selimi nuk bën asgjë për të ndaluar kushëririn e tij Sylejmanin dhe provat për praninë e Selimit tek të ndaluarit dhe keqtrajtuarit në Likoc i dha atij edhe më shumë informacion për të ndërhyrë. Por, Drini u hoq dhe Sylejmani u bë komandant i përgjithshëm. Mekanizmi i llogaridhënies është kthyer komplet mbrapsht dhe kjo është e qëllimshme”, tha prokurori.

Po ashtu, Mat Halling mori një shembull ku një dëshmitar kishte thënë që kinse Selimi ka thënë se “do i vras me duart e mia të gjithë ata që janë me Rugovën”.

Sipas prokurorit, në heqjen prej pozitës së komandantit, Ekrem Rexhën kishte dorë edhe Rexhep Selimi.

“Selimi u caktua përgjegjës për goditjen të koordinuar më të madhe që UÇK-ja kishte bërë deri në atë pikë dhe komunikata 36 pasqyron këto sulme. Pastaj, ai është personi që flet në paraqitjen e parë të UÇK-së më 1997-ën”, tha ai.

Prokurori shtoi se Selimi kishte vepruar për të bashkëndarë qëllimin e përbashkët kriminal.

“Selimi vepron përmes pozitave që ai mban gjatë periudhës së mbuluar në aktakuzë për të bashkëndarë qëllimin e përbashkët kriminal dhe për t’i kontribuar atij. Këtë mund ta shihni në gjuhën që ai përdorë përpara se të shihni atë që rrah një të ndaluar duke përdorur një tub plastik dhe duke marrë pjesë në kryerjen e krimeve të tjera”, tha ai.

Përveç kësaj, Halling tha se Selimi ishte i qartë vazhdimisht për bindjen e tij ndaj disa grupeve që i konsideronte kundërshtarë. Tha që Shtabi i Përgjithshëm nuk e kishte njohur dhe nuk do ta njihte kurrë këtë vijë institucionale, parlamentin e presidentin.

Related

Previous Post

Qesharake: Prokurori i Hagës thotë se Hashim Thaçi i kishte mashtruar James Rubinin e Wesley Clarkun

Next Post

ZPS: Roli i Krasniqit është më shumë se i zëdhënësit, ishte pjesë e NPK-së

Next Post
ZPS: Roli i Krasniqit është më shumë se i zëdhënësit, ishte pjesë e NPK-së

ZPS: Roli i Krasniqit është më shumë se i zëdhënësit, ishte pjesë e NPK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.