Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm, shpallja fajtor do të ishte padrejtësi historike

Enesa Veseli by Enesa Veseli
11/02/2026
in Lajme
0
Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm, shpallja fajtor do të ishte padrejtësi historike
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Luka Misetic, avokat i Hashim Thaçit, tha se shpallja fajtor e ish-presidentit të Kosovës do të përbënte “padrejtësi historike”. Ai iu drejtua gjykatësve gjatë fjalës përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet.

 

Avokati Luka Mishetiq e ka nisur fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe që kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.

“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u ka thënë Luka Mishetiq gjyqtarëve.

Avokati i Thaçit u ka thënë gjykatësve se e sheh problematik faktin që në gjithë dosjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) janë shpërfillur të gjitha provat të cilat diskreditojnë provat dhe pretendimet e saj.

“Kur analizohen dhe shqyrtohen parashtrimet përfundimtare të ZPS-së është sikur të lexohet një kronikë apo analizë e një filmi të shkruar nga dikush që nuk e ka parë filmin”.

Përgjatë fjalës së vet, avokati i Thaçit u ka thënë gjykatësve se shpallja fajtor e klientit të tij do të përbënte “padrejtësi ligjore dhe historike”.

“Argumentet e ZPS-së nuk përbëjnë interpretimin e arsyeshëm të vetëm të provave, që është standardi që duhet arritur që ju të rishkruani historinë e Kosovës, në këtë rast për ta shpallur fajtor Hashim Thaçin. Ka dyshime të bazuara të mjaftueshme për ju që ta shpallni atë jofajtor për të gjitha pikat e aktakuzës”.

Avokati i Thaçit është fokusuar te pika e akuzës së Prokurorisë (ZPS) se ka ekzistuar një ndërmarrje e përbashkët kriminale, në krye me të akuzuarit, me qëllim të marrjes nën kontroll të gjithë Kosovës.
Mishetiq u ka thënë gjyqtarëve se nuk ka pasur prova të drejtpërdrejta që ka ekzistuar një plan i tillë.

“Nuk ka pasur prova të takimeve ku është diskutuar ky synim, dokumente shkresore që të tregohet se është rënë dakord apo është diskutuar ky synim, nuk ka dhënë dëshmi asnjë dëshmitar lidhur me ekzistencën e këtij synimi. Në fakt, secili prej dëshmitareve që e ka pasur mundësinë të flasë për këtë çështje, e ka hedhur poshtë teorinë e ZPS-së, dhe për më keq, ZPS-ja nuk i ka bërë pyetje asnjë dëshmitari”, ka thënë Mishetiq.

 

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, është dhe do të mbetet i pafajshëm.

Ai deklaroi se diskutimet e gjyqtarëve duhet të nisin me prezumimin e pafajësisë.

“Hashim Thaçi është i pafajshëm, pasi ligji ua kërkon ta prezumoni të pafajshëm. Kam dëgjuar kryetarë të Tribunaleve Ndërkombëtare që e keqkuptojnë këtë gjë. Para jush keni katër burra që duhet të prezumohen të pafajshëm. Ky proces ka ardhur këtu pasi Prokuroria ka ngritur pretendime se kanë prova që janë fajtor, dhe për rrjedhojë, për më shumë se 5 vjet jemi në këtë proces, ku duhet të bëhet verifikimi i ZPS-së, për të parë nëse mund të vërtetojnë këto pretendime. Ky gjykim nuk është verifikim i jetës së Hashim Thaçit, por i pretendimit të ZPS-së se Thaçi nuk duhet të jetë i pafajshëm. Ju duhet të nisni kuvendimet se Hashim Thaçi është i pafajshëm, e më pas të mendoni se provat e ZPS-së ju kanë bindur se ai është fajtor. Ju duhet të konstatoni se ZPS-ja ka dështuar, nuk ka arritur të provojë provat e saj, dhe të nxjerrni aktgjykim shfajësues, Hashim Thaçi do të mbetet i pafajshëm. Ju do të arrini në përfundimin e pashmangshëm se ZPS-ja nuk arriti të plotësojë kriteret e barrës së provës”, tha Misetiq.

Related

Previous Post

Arabia Saudite, Diplomacia e Çekëve dhe Rreziqet Ekonomike për Stabilitetin e Gjirit

Next Post

Policia e Kosovës gjen granata dore dhe pjesë uniformash në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Next Post
Policia e Kosovës gjen granata dore dhe pjesë uniformash në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Policia e Kosovës gjen granata dore dhe pjesë uniformash në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.