Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Linçohet një familje shqiptare në Surdulicë pas një aksidenti trafiku me pasoja fatale – përfshihet edhe ministri serb Tonçev

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/02/2026
in Lajme
0
Linçohet një familje shqiptare në Surdulicë pas një aksidenti trafiku me pasoja fatale – përfshihet edhe ministri serb Tonçev
0
SHARES
230
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 9 shkurt, ku humbi jetën një 40-vjeçar, ka nxitur tensione serioze ndëretnike në qytetin e Surdulicës, duke kulmuar me linçim publik dhe kërcënime ndaj një familjeje shqiptare.

Automjeti tip Mercedes, i drejtuar nga një 20-vjeçar shqiptar, u përfshi në përplasjen fatale. Shoferi është ndaluar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

Megjithatë, ngjarja është shfrytëzuar nga një pjesë e qytetarëve për të organizuar protesta që shpejt u shndërruan në sulme të drejtpërdrejta ndaj familjes shqiptare që lidhet me shoferin. Turma u mblodh para një furre buke në pronësi të të afërmve të tij, ku u hodhën gurë dhe vezë, ndërsa u dëgjuan thirrje për dëbimin e shqiptarëve nga qyteti.

Situata u përshkallëzua edhe në rrjetet sociale dhe aplikacionet e komunikimit. Në grupin Viber “Drejtësi për Rastka”, me qindra anëtarë, janë shpërndarë mesazhe që bëjnë thirrje për protesta dhe presion ndaj familjes shqiptare.

Qendra.info ka siguruar komunikimet nga ky grup Viber, ku rezulton se pjesë e tij është edhe ministri serb pa portofol, Novica Tonçev. Në një nga mesazhet, Tonçev ka shkruar se ai “qëndron me qytetarët e Surdulicës”, por më pas ka mohuar se deklaratat e tij kishin për qëllim nxitjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve, duke pretenduar se synimi i tij ishte vetëm reagimi institucional ndaj aksidentit.

Policia ka thirrur disa persona për biseda informative, por deri tani nuk ka njoftime zyrtare për arrestime lidhur me protestat dhe sulmet ndaj pronës së familjes shqiptare.

Ngjarja ka ngjallur reagime edhe nga qytetarë lokalë që kërkojnë qetësi dhe theksojnë se përgjegjësia duhet të përcaktohet vetëm nga drejtësia, jo përmes linçimeve apo sulmeve me bazë etnike./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen e luftës së UÇK-së

Next Post

Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së pas dorëheqjes së Haradinajt

Next Post
Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së pas dorëheqjes së Haradinajt

Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së pas dorëheqjes së Haradinajt

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.