Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

VLEN ende pa vendim për rezolutën për ish-krerët e UÇK-së në Kuvendin e RMV-së

Enesa Veseli by Enesa Veseli
14/02/2026
in Lajme
0
VLEN ende pa vendim për rezolutën për ish-krerët e UÇK-së në Kuvendin e RMV-së
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me rezolutën e dorëzuar në Kuvendin e Maqedonia e Veriut, duke bërë të ditur se ende nuk ka një qëndrim të prerë për këtë çështje.

Në një deklaratë për Klan Kosova, VLEN thekson se mbështet çdo aktivitet që shkon në mbrojtje të luftës së drejtë çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës dhe shpreh bindjen se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë të pafajshëm, shkruan Klankosova.tv

Megjithatë, sa i përket rezolutës së dorëzuar në Kuvend, lidershipi dhe grupi parlamentar i VLEN-it ende nuk janë takuar për ta shqyrtuar dhe diskutuar këtë çështje, çka do të thotë se një vendim zyrtar pritet në ditët në vijim.

“VLEN-i mbështet çdo aktivitet që shkon në mbrojtje të luftës së drejtë çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës dhe nuk ka asnjë dyshim se ata që po gjykohen në Hagë janë plotësisht të pafajshëm dhe se janë vënë në bankën e akuzës me nxitje të qarqeve që duan ta nxijnë luftën e shqiptarëve për liri. Në lidhje me rezolutën e dorëzuar në Kuvendin e RMV-së, lidershipi dhe grupi parlamentar i VLEN-it akoma nuk është takuar që të diskutojë, por pavarësisht kësaj, VLEN-i mbetet i përkushtuar në avancimin dhe mbrojtjen e interesave shqiptare gjithkund dhe gjithnjë kur shfaqet ky detyrim”, bën të ditur nga VLEN për Klan Kosova  /Klankosova.tv

Related

Previous Post

“Përtej Rrëmbimit” : Libri që tronditi botën, tani në shqip nga Jeton Arifi

Next Post

Zbulohen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare, konfiskohet 25% e shumës

Next Post
Zbulohen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare, konfiskohet 25% e shumës

Zbulohen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare, konfiskohet 25% e shumës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.