Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizohemi me familjet e çlirimtarëve

Enesa Veseli by Enesa Veseli
14/02/2026
in Lajme
0
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizohemi me familjet e çlirimtarëve
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesit e platformës qytetare Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, vizituan sot familjen e Kadri Veselit, i cili po gjykohet në Hagë bashkë me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në një proces që tashmë ndodhet në fazën finale.

Siç thuhet në njoftimin për media, ata u pritën nga bashkëshortja Violeta Veseli, si dhe nga dy djemtë dhe vajza e tij, në një moment vendimtar për familjen dhe për vendin.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e platformës shprehën solidaritet të plotë me familjen Veseli dhe ritheksuan besimin se lufta e popullit tonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Ata i njoftuan për aktivitetet dhe mobilizimin qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

“Qëndrojmë pranë familjes Veseli me bindjen e plotë se drejtësia nuk mund të shkëputet nga e vërteta historike dhe se lufta jonë për liri ishte e drejtë”, tha Eliza Hoxha.

“Marshi i 17 shkurtit është zë qytetar për drejtësi dhe dinjitet. Presim që çlirimtarët në Hagë të lirohen sa më shpejt si të pafajshëm dhe të kthehen pranë familjeve të tyre”, u shpreh Ismail Tasholli.

Nga ana e saj, Violeta Veseli falënderoi platformën qytetare “Liria ka Emër” për angazhimin dhe solidaritetin e treguar.

“Platforma “Liria ka Emër” rithekson angazhimin për mobilizim të gjerë qytetar në këtë javë vendimtare, duke theksuar se uniteti dhe solidariteti mbeten përgjigjja më e fortë në mbrojtje të drejtësisë dhe vlerave të luftës çlirimtare”, thuhet në njoftim.

Related

Previous Post

Pritet të marrin pjesë mbi 200 mijë qytetarë, gjithçka gati për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”: S`do të ketë folës partiak

Next Post

Dëshmitari i Thaçit, ish-zyrtari i lartë i NATO-s “godet” prokurorinë në Hagë: Pres me padurim…

Next Post
Dëshmitari i Thaçit, ish-zyrtari i lartë i NATO-s “godet” prokurorinë në Hagë: Pres me padurim…

Dëshmitari i Thaçit, ish-zyrtari i lartë i NATO-s “godet” prokurorinë në Hagë: Pres me padurim…

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.