Të paktën 17 persona humbën jetën dhe 24 të tjerë u plagosën pasi një autobus pasagjerësh ra në lumin Tishuli River në distriktin Dhading të Nepal.
Autobusi ishte nisur nga qyteti Pokhara me destinacion kryeqytetin Kathmandu kur ndodhi aksidenti, rreth orës 19:45, të dielën.
Sipas Zyrës së Policisë së Armatosur të Nepalit, dhjetëra pjesëtarë të forcave të sigurisë janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit. Zëdhënësi Bishnu Prasad Bhatta bëri të ditur se ekipet po punojnë për identifikimin e viktimave, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta për trajtim mjekësor.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Nepal, për shkak të infrastrukturës së dobët, automjeteve të vjetruara dhe terrenit të vështirë malor. /mesazhi

