Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shala: Familjen Jashari duhet me mbajtë jashtë politikës, shpresoj që s’pranojnë për president

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
25/02/2026
in Lajme
0
Shala: Familjen Jashari duhet me mbajtë jashtë politikës, shpresoj që s’pranojnë për president
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti politik, Azdren Shala, e ka komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe mundësinë e kandidimit të një emri nga familja Jashari, duke e kundërshtuar një gjë të tillë, pikërisht me qëllimin për ruajtjen e kësaj familje.

Në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, Shala nuk nguroi as për kritika, duke thënë se brezi i tashëm i Jasharëve, “nuk jonë kurrqysh kah e mbajnë mbi supe peshën e randë që e kanë”.

Megjithatë, ai tha se partitë politike duhet ta ruajnë këtë familje duke mos e diskutuar asnjë emër prej tyre për këtë pozitë.

“Po shpresoj që nuk pranojnë Jasharët me u kandidu për president, sepse bëhen palë në një projekt politik të rrezikshëm, i cili pastaj në proces e sipër ua zbeh edhe lavdinë historike. Nëse këto parti politike, i respektojnë përnime Jasharët, nuk ish dashtë as me vënë në diskutim një emër të Jasharëve. Shërbim ma të mirë se me i mbajtë Jasharët jashtë politikës nuk ka. Përndryshe ky brez i Jasharëve tash, jo krejt, nuk jonë kurrqysh kah e mbajnë mbi supe peshën e randë që e kanë, mbiemrin Jashari. Na e kemi pa një qeverisje të dobët, të Bekim Jasharit në Skenderaj.” – u shpreh Shala.

Related

Previous Post

Konjufca: Ka një konsensus automatik në shoqëri për një president nga familja Jashari

Next Post

Javën e ardhshme hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK

Next Post
Javën e ardhshme hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK

Javën e ardhshme hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.