Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ta zgjedhim Konjufcën kryeministër, mjaftojnë zgjedhjet në prill” | Kurti i pari paralajmëronte zgjedhjet për shkak të moszgjedhjes së presidentit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/03/2026
in Lajme
0
Ta zgjedhim Konjufcën kryeministër, mjaftojnë zgjedhjet në prill” | Kurti i pari paralajmëronte zgjedhjet për shkak të moszgjedhjes së presidentit
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Share:

Share

Tweet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë fuqishëm kundër dekretit të presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, një vendim që pashmangshëm e çon vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin prill.

Por, ishte kreu i Vetëvendosjes, Kurti, që personalisht kishte paralajmëruar zgjedhje pikërisht në muajin prill për shkak të çështjes së moszgjedhjes së presidentit të shtetit dhe atë, raporton Demokracia.com.

Ky paralajmërim i Kurtit kishte ndodhur më 4 nëntor 2025, në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të LVV-së, ku ai kishte propozuar Glauk Konjufcën për mandatar të dytë të Vetëvendosjes për formimin e Qeverisë. Vetëm disa ditë më herët, Kurti kishte dështuar të merrte votat e mjaftuehsme për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

Sipas Kurtit, ky propozim evitonte zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në dhjetor të vitit 2025, duke paralajmëruar se edhe Qeveria Konjufca do të ishte jetëshkurtër, vetëm disa mujore, deri në muajin prill 2026 kur do të duhej të votohej sërish, kësaj radhe për shkak të dështimit për të zgjedhur presidentin e shtetit.

“Po ia japim mundësinë opozitës që t’i kursejë vendit dy palë zgjedhje, sepse mjafton njëherë të shkohet në zgjedhje në prill kur vjen çështja e zgjedhjes së presidentit. Jemi gati për zgjedhje sot, edhe në dhjetor, edhe më shumë gati në prill, por po e japim këtë mundësi si zgjedhje për këtë bllokim të kotë që është bërë”, deklaronte Kurti para organeve të Vetëvendosjes.

Edhe propozimi i Konjufcës kishte dështuar dhe Kosova u detyrua të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak të refuzimit të Vetëvendosjes për të ndërtuar bashkëpunim politik me ndonjërën nga partitë opozitare.

Çduitërisht, asokohe, Konjufca kishte pranuar që të keqpërdorej nga Kurti, i cili ia kishte parashkruar fatin politik si kryeministër, që do të zgjaste deri në muajin prill të vitit 2026.

 

 

Kurti, edhe në një rast tjetër kishte paralajmëruar zgjedhjet parlamentare për shkak të dështimit për zgjedhjen e presidentit të shtetit.

Më 4 janar 2026, ai kishte përmendur se afati i fundit për këtë është data 4 mars 2026.

“Nëse nuk arrijmë ta zgjedhim presidentin, ose ta rizgjedhim presidenten, e afati i fundit për këtë gjë është 4 marsi, nëse nuk e kemi të kaluar paraprakisht buxhetin për vitin 2026, ne as nuk mund të mbajmë zgjedhje të reja. Se natyrisht ekziston mundësia, jo vetëm teorike, por edhe praktike, që ne të shkojmë prapë në zgjedhje, në rast se nuk arrijmë ta rizgjedhim presidenten”, deklaronte Kurti.

Menjëherë pas dështimit për zgjedhur presidentin deri në mbarim të datës 5 mars 2026, presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e cila nuk mori mbështetjen e Vetëvendosjes për rikandidim, mëngjesin e datës 6 mars nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës (Legjislaturës së 10-të). Ky vendim pritet të pasojë më shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Ky veprim i saj u kundërshtua nga Vetëendosje, e cila ka dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese.

“Dekreti për shpërndarjen e Kuvendi nuk është kushtetuese, sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuar shprehimisht nga Kushtetuta. Kjo përben edhe një tjetër lëndë për Gjykatën Kushtetuese. Le të presim me qetësi dhe durim, ndërkohë që qeverisim mbarë e mirë si gjithnjë”, ka thënë Kurti më 6 mars, pavarësisht se personalisht kishte parashikuar që moszgjedhja e presidentit do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentar.

Related

Previous Post

Ramosaj: Deklarata e Rashiqit na ka shoku, me e bë këtë një kryeministër për hatër të dikujt është e papranueshme

Next Post

Avokati Smakiqi: Osmani duhet të shpallë zgjedhjet deri më 5 prill, ose Haxhiu pastaj mund t’ia anulojë dekretin

Next Post
Avokati Smakiqi: Osmani duhet të shpallë zgjedhjet deri më 5 prill, ose Haxhiu pastaj mund t’ia anulojë dekretin

Avokati Smakiqi: Osmani duhet të shpallë zgjedhjet deri më 5 prill, ose Haxhiu pastaj mund t’ia anulojë dekretin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.