Avokati Xhevdet Smakiqi ka ngritur disa skenarë nëse presidentja Vjosa Osmani nuk nënshkruan dekretin për zgjedhjet e reja deri më 5 prill.
Sipas tij, presidentja duhet të ushtrojë kompetencat kushtetuese deri në përfundim të mandatit.
“Presidentja nuk guxon të zbrapset apo të frikësohet nga askush për ta ruajtur rendin kushtetues,” shkroi ai.
Smakiqi tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen brenda afatit 45-ditor pas shpërndarjes së Kuvendit.
Ai shtoi se konsultimet me partitë politike tashmë janë zhvilluar.
Sipas tij, nëse dekreti nuk nxirret deri më 5 prill, kompetencat mund t’i kalojnë Albulena Haxhiu si ushtruese e detyrës së presidentes.
Në atë rast, tha ai, mund të ketë edhe anulim të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.

