Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Deda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/03/2026
in Lajme
0
Deda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti politik, Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar, sipas tij, fushatat e linçimit dhe konspiracionit që po qarkullojnë në diskursin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Deda ka hedhur poshtë pretendimet se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur qëllim të bëjë “puç”.

“A me të vërtetë besoni që gruaja në krye të shtetit ka dashur të bëjë puç? A jeni normal?”, ka shkruar Deda.

Sipas tij, ndonëse mund të ketë mospajtime për mënyrën se si Osmani ka vepruar në politikën e brendshme, në politikën e jashtme ajo ka qenë një nga adresat kryesore që ka sjellë rezultate për vendin.

“Me presidenten Vjosa Osmani mund të ketë mospajtime çdo njeri për mënyrën si ka vepruar në politikën e brendshme. Por në politikë të jashtme ajo ka qenë e vetmja adresë që ka sjellë rezultate për Kosovën dhe ka qenë garancia e marrëdhënieve të Kosovës me botën”, ka theksuar Deda.

Në fund, ai vlerësoi se kriza aktuale politike nuk është shkaktuar nga faktorë të jashtëm apo nga opozita, por nga ajo që e quajti dëshirë për pushtet absolut.

“Kosovës ama bash hiç nuk ju ka dashtë kjo krizë, të cilën nuk e shkaktoi askush jashtë Kosovës, as partitë në opozitë, e as ndonjë armik i shpikur, por dëshira për pushtet absolut. E pushteti absolut i një partie s’ka lidhje me demokraci, liri e zhvillim”,

 

 

Related

Previous Post

Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017, pala e dëmtuar thotë në Apel se provat u analizuan në mënyrë selektive

Next Post

Kurti viziton veprimtarin Mehmet Hajrizi në përvjetorin e demonstratave të vitit 1981

Next Post
Kurti viziton veprimtarin Mehmet Hajrizi në përvjetorin e demonstratave të vitit 1981

Kurti viziton veprimtarin Mehmet Hajrizi në përvjetorin e demonstratave të vitit 1981

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.