Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha pati një telefonatë me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Timco Mucunski.
Me të, Hoxha foli edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe specifikisht zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
“Riafirmuam gjithashtu rëndësinë e madhe të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, gurthemel i bashkëjetesës ndëretnike dhe stabilitetit institucional në vend. Në këtë drejtim, nënvizova rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e #Gjuhëve, duke përfshirë përdorimin e #gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, përmes zgjidhjeve që respektojnë parimet kushtetuese dhe pasqyrojnë karakterin shumëetnik të vendit”, ka shkruar Hoxha në një postim në X.

