Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë”, The Sun: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
16/03/2026
in Lajme
0
Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë”, The Sun: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është në një gjendje kritike dhe po mbahet në jetë me ndihmën e makinerive të frymëmarrjes.

The Sun raporton se 56-vjeçari u plagos rëndë gjatë një sulmi ajror që gjithashtu shkaktoi vdekjen e të atit, ish-liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, si dhe të gruas dhe djalit të tij 8-vjeçar.

Burime pranë spitalit Sina University Hospital në Teheran bëjnë me dije se Khamenei është në koma, i dëmtuar rëndë në këmbë dhe me lëndime të mundshme në mëlçi dhe stomak, dhe mbijetesa e tij varet plotësisht nga aparaturat e suportit jetësor.

Megjithëse Mojtaba Khamenei është figura simbolike, Irani po drejtohet praktikisht nga Gardat Revolucionare Islamike, të cilët vazhdojnë të kryejnë sulme me dronë dhe raketa në rajon. Burime diplomatike amerikane dhe izraelite besojnë se ai është i paaftë për të marrë vendime të përditshme dhe se shteti po funksionon në mënyrë automatike sipas planit të krijuar nga lideri i ndjerë.

Në një deklaratë të lexuar nga një gazetare shtetërore, Khamenei premtoi hakmarrje për vdekjen e babait të tij dhe mbrojtjen e “martirëve” të Iranit, duke kërcënuar se “lumë do të rrjedhin me gjak”.

Ai gjithashtu deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbahet e mbyllur, duke kërcënuar indirekt rrugët e energjisë dhe tregjet ndërkombëtare.

Related

Previous Post

Ministri britanik: Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit nuk është një luftë e NATO-s

Next Post

Ndalja e pensioneve, veterani Luzha: Do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë

Next Post
Ndalja e pensioneve, veterani Luzha: Do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë

Ndalja e pensioneve, veterani Luzha: Do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.