Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pritjet nuk kanë qenë të marr lëndë nëpër korridore”: Flet Jeton Koca, prokurori që dha dorëheqje

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
16/03/2026
in Lajme
0
Pritjet nuk kanë qenë të marr lëndë nëpër korridore”: Flet Jeton Koca, prokurori që dha dorëheqje
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurori Jeton Koca ka folur pas dorëheqjes nga pozita e prokurorit të shtetit.

Prokurori i dorëhequr tha për Betimin për Drejtësi se pritjet e tij si prokuror nuk kanë qenë që të marrë lëndë nëpër korridore për të përfaqësuar.

“Unë jam prokuror i ri, mirëpo unë i kam 17 vite përvojë pune në institucionet e administratës publike, kam pas pozita profesionale dhe shumë pozita menaxheriale, dhe pritjet e mia nuk kanë qenë që unë të marr lëndë nëpër korridore dhe të shkoj të përfaqësoj në gjykata”, tha ai për Betimi për Drejtësi.

Ai shtoi se nuk ka vërejtje për Prokurorinë Themelore në Prishtinë pasi që nuk është vetëm problem i kësaj prokurorie. Tha se Këshilli Prokurorial duhet t’i mbështetë Prokuroritë në kërkesat që i kanë.

“E dyta nuk kam vërejtje absolut në Prokurorinë Themelore në Prishtinë sepse tek e fundit nuk është problemi te një Prokurori me zgjidh një problem të caktum si ky, mirëpo unë mendoj se menaxhmenti i lartë- në këtë rast Këshilli Prokurorial duhet me u fokusu me i mbështetë prokuroritë në kërkesat që i kanë dhe ky problemi i ngarkesës së lëndëve duhet me u zgjidh. Çka nënkupton kjo nuk është në rregull për një prokuror me marrë lëndë nëpër korridore dhe me përfaqësu lëndë të kolegëve, mund të jetë përjashtim kjo por jo rregull”, tha Koca.

Koca tha se sistemi duhet të punojë në drejtim të kthimit të besimit tek qytetarët.

“Dua ta them në njëfarë mënyre që unë mendoj se sistemi duhet të punojë më gjatë në këtë drejtim, me u përkushtu, m’u evitu këto gjana, me kriju, me kthy besimin te qytetarët”, u shpreh Koca.

Related

Previous Post

Gjykata i bën thirrje për dorëzim serbit të akuzuar për krime lufte në Kosovë

Next Post

Shpërthimi ndodhi pranë banesës sonë, u thyen xhamat” – shqiptari rrëfen për ditët e fundit në Iran

Next Post
Shpërthimi ndodhi pranë banesës sonë, u thyen xhamat” – shqiptari rrëfen për ditët e fundit në Iran

Shpërthimi ndodhi pranë banesës sonë, u thyen xhamat” – shqiptari rrëfen për ditët e fundit në Iran

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.