Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Biseda e nxehtë në kafe: Ardita dhe Ilazi u panë të tensionuar

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
24/03/2026
in Lajme
0
Largohu se do të vrasë edhe ty’ – dëshmi tronditëse nga familjari për tragjedinë në Majac të Podujevës
0
SHARES
929
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ende nuk dihet motivi i krimit të ndodhur të dielën mbrëma në fshatin Majac, ku e dyshuara tashmë e ndjerë, Ardita Gashi, vrau me armë zjarri të dashurin e saj, Ilaz Brahimi, plagosi gruan e axhës dhe më pas qëlloi edhe veten.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, rreth një orë para ngjarjes tragjike, Ardita dhe Ilazi u panë në një kafene, ku kishin hyrë të tensionuar dhe diskutuan me tone të larta. Gjatë qëndrimit aty, ata konsumuan nga tre kafe secili.

Në momentin e pagesës, të dy janë ngritur në këmbë, ndërsa Ardita kishte lënë çantën e dorës në karrigen pranë tavolinës dhe ishte kthyer për ta marrë menjëherë pas pagesës.

Pas daljes nga lokali, ata u drejtuan drejt një veture Volkswagen e bardhë. Fillimisht, Ardita ishte ulur në sediljen e përparme, por më pas ka kaluar në pjesën e pasme të veturës.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, humbën jetën tre persona: 45-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 31-vjeçarja dhe e moshuara 73-vjeçare ndërruan jetë disa orë më vonë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, si pasojë e plagëve të rënda në kokë.

Klankosova.tv ka siguruar informacione të tjera lidhur me rastin, por nuk do t’i publikojë për momentin, për shkak të hetimeve të vazhdueshme dhe ndjeshmërisë së ngjarjes.

Related

Previous Post

Si po transformon Facebook sportin kosovar dhe tifozët

Next Post

Pakistan ofron ndërmjetësim për bisedime SHBA–Iran, synohet përfundimi i luftës deri më 9 prill

Next Post
Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’u japim një mësim agresorëve nëse ndërhyjnë

Pakistan ofron ndërmjetësim për bisedime SHBA–Iran, synohet përfundimi i luftës deri më 9 prill

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.